Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cilik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRROSKË

PËRRÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Përrua i vogël; rrëke uji; përruazakonisht thahetverë; përrua i tharë ose lug që formohet nga shirat në rrëpirën e një kodre a të një mali. Përroskë e thatë. Përroska, përroska bëhet lumi. (fj. u.).
Sin.: rrëke, cilik, përrua, lug.

PËRRUA

PËRR/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË 1. Rrjedhë uji më e vogël se lumi, që zbret nga malet, zakonisht me rrëmbim dhe derdhet në një lumë a në një liqen; shtrati i kësaj rrjedhe, me ujë a pa ujë. Përrua i rrëmbyer. Përrua i thellë. Përrua i thatë përrua që ka ujë zakonisht vetëm kur bie shi. Shtrati i përroit. Vërshimi i përrenjvepranverë. Kaluan nëpër një përrua.
2. fig. Sasi e madhe e diçkaje; diçkavjen me shumicë e me rrëmbim. Përrua gjaku. Përrenj fjalësh (libr.). Një përrua njerëzish.
Sin.: she, virua, prevë, përroskë, gërranë, lumth, cem, rrëke, voz, cilik, rrungajë, rrymë.
Ai i përrenjve euf. shejtani, djalli. M’u barku përrua shih m’u barku petë. U përrua (dikush) shih u tapë (dikush). E hodhi përroin (dikush) shih e hodhi lumin (dikush). Është si *shejtani i përroit (dikush). S’ka përrua që e lan (dikë) shih s’e lan (dot) as lumi (dikë). E kapën ata të përroit (dikë) shih i hipën xhindet (dikujt). E lëshuan ata të përroit (dikë) shih i zbritën (i ranë) xhindet (dikujt). *Lumë e përrua! I tregoi *ferrë e përrua (dikujt). Zuri përroin (dikush) përb. vdiq; ngordhi si qen; zuri hendekun; zuri ledhin.

SHARANË

SHARÁN/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Përrua i vogël, përroskë; rrëke uji. Pranë shtëpisë i kalonte një sharanë. Derrat po zhgërryheshinujin e sharanës.
Sin.: përroskë, rrëke, rrëkajë, cilik, she, vadë, vijë.

SHIEZË

SHIÉZ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Përroskë ose burimdelkohë shirash ose kur shkrihet dëbora. Shiezë e thatë. Nga shiu edhe shieza ishte mbushur plot. Shieza kishte mbetur pa ujë. Shieza të shterura.
Sin.: rrëke, rrëkajë, cilik, çurkajë, përrua, lug, she, gërranë, kajnik, vrujë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.