Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CILËSÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me cilësinë, që lidhet me cilësinë, i cilësisë; që i përket cilësisë, nga cilësia; cilësues. Dallime (ndryshime) cilësore. Përbërja (vlera) cilësore. Treguesit cilësore të prodhimit. Përmirësimi cilësor. Ngritja cilësore. Hop cilësor. Kthesë cilësore. Nga ana cilësore.
2. spec. edhe gjuh. Që shënon drejtpërdrejt një cilësi ose tipar të dikujt a të sendit; që luan rolin e një cilësori a përcaktori; cilësues. Mbiemër cilësor. Fjali cilësore.
3. kim. studimi i përbërjes së një lënde, duke përcaktuar elementet e saj. Analizë cilësore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë