Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dalloj dikë a diçka; ndarja a veçimi i dikujt ose i diçkaje sipas tipareve. Dallimi i ngjyrave (i tingujve). Dallimi i shenjave. Dallimi i së mirës nga e keqja. Bëj dallim.
2. Veçori a tipar që e bën dikë a diçka të dallohet nga një tjetër; ndryshim. Dallime klasore. Dallime dialektore. Dallime në ngjyra (në masë, në peshë). Dallimet ndërmjet qytetit e fshatit. Dallimi ndërmjet punës mendore e punës fizike. Kanë dallime të mëdha (të shumta, cilësore).
3. Trajtim i pabarabartë i njerëzve, i sendeve a i çështjeve, duke parapëlqyer dikë a diçka ose duke i vlerësuar sipas disa veçorive e kritereve të ndryshme. Dallim racial. Bën (s’bën) dallime. I morën (i pranuan) të gjithë pa dallim.
✱Sin.: shquarje, njohje, diktim, diferencë, diferencim, ndryshim, ndryshesë, spikatje, cilësim, karakterizim, pabarazi.
ETIKETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur etiketoj një produkt. Etiketimi i pantallonave. Po merrem me etiketimin e shurupit.
2. fig. Cilësim subjektiv për dikë a diçka. Etiketime nga më të ndryshmet. Etiketime publike. Me frikën e etiketimit si bashkëpunëtor. Etiketimi i tyre në historiografinë shqiptare.
3. gjuh. Shënimi me një emërtim gramatikor i një fjale a i pjesëve të saj në një korpus tekstesh të digjitualizuara. Etiketimi gramatikor. Etiketimi i pjesëve të ligjëratës. Algoritmet e etiketimit. Sisteme etiketimi.
ETIKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë etiketën një produkti. Etiketoj shishet. Kam etiketuar xhaketat. Pajisje për të etiketuar gjimbajtëse.
2. fig. I vë një etiketë dikujt a diçkaje për t’i bërë një cilësim subjektiv. Nuk dua ta etiketoj veten. Këtë parajsë e etiketojnë si ferr. Nuk dua të m’i etiketosh fjalët e mia si paragjykuese.
ETIKETÚES,~E mb. 1. Që vë etiketën. Pajisje etiketuese.
2. Që etiketon për të bërë një cilësim subjektiv. Emblema etiketuese. Në majë të piramidës etiketuese.
PËRCAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përcaktoj ose kur përcaktohet diçka. Përcaktim i përpiktë. Përcaktimi i orareve të fluturimit. Përcaktimi i vendparkimit (vendqëndrimit). Përcaktimi i vendndodhjes (i fundosjes, i rrëzimit, vendgjetjes). Përcaktimi i tarifës.
2. Përkufizim. Përcaktimi i kuptimit të një fjale (të në njësie frazeologjike, të një togfjalëshi terminologjik).
✱Sin.: caktim, vendosje, vënie, kushtëzim, përkufizim, përvijim, saktësim, vlerësim, cilësim.
VLERËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vlerësoj a vlerësohem. Vlerësimi i mallit. Vlerësimi i banesës (i truallit).
2. Mendim për vlerën dhe rëndësinë e punës së dikujt a për dobinë ose vlerën e diçkaje. Vlerësim i drejtë. Vlerësim i merituar. Vlerësim i njëanshëm. Vlerësimi i cilësisë. Vlerësimi i gjendjes (i mundësive). Vlerësimi i njohurive të nxënësve. Kriteri i vlerësimit. Vlerësimi i punës. Vlerësimi i traditës. Vlerësimi i miqësisë.
✱Sin.: cilësim, përcaktim, çmim, çmesë, çmuarje, vleftësim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë