Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIKLÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. meteor. Erë e fuqishme dhe e shpejtë, që formohet nga lëvizja e ajrit si shtjellë rreth një qendre me shtypje me të ulët dhe që shoqërohet me kohe të keqe e me reshje të shumta; tornado. Ciklon i fortë. Qendra (zona) e ciklonit. Kalon (ngrihet) një ciklon. Fryn cikloni. Ciklone të tërbuara dallgësh. Shpejtësia e cikloneve mund të arrijë 50 km/h.
2. tek. Aparat i posaçëm, që shërben për zbutur forcën shkatërruese të kësaj ere të fuqishme. I thith cikloni.
3. fig. Ndjenjë e fuqishme shqetësuese. Ciklone të mendimit e të fantazisë. Cikloni i urrejtjes. Cikloni i dashurisë.
✱Sin.: dredhë, shakullinë, shtjellë, furtunë, vorbull, hajujk, xhindë.
CJEPÚRR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT meteor. Erë e fortë që rrotullohet, shakullinë.
✱Sin.: shtjellë, dredhë, ciklon, vorbull, tornado.
SHÁKU/LL,~LLII m. sh. ~J, ~JT 1. Lëkurë bagëtish të imëta, e regjur dhe e qepur si thes, që përdoret për të mbajtur bulmet, vaj, drithë etj.; rrëshek, calik, kacek. Shakull i madh (i vogël). E ruaj vajin në shakull. Shakull me bulmet (me gjalpë, me djathë, gjizë etj.). Katër shakuj me gjizë. Djathë shakulli.
2. Vegël që përdor farkëtari; gjyryk. I fryj shakullit. Gryka e shakullit. Hekuri punon, shakulli gjëmon (fj. u.).
3. Erë e fortë, shakullinë, ciklon. Frynte shakulli me tërbim. Vjen rrotull si shakull.
4. Lëvozhgë fasulesh; bishtajë; grashinë. Pastroj fasulen prej shakullit. I mblodhi dhe i thau shakujt. Salcë shakulli.
✱Sin.: shirk, rrëshek, rrëshiq, calik, kacek, kaçup, mërshinë, lëkurë, bëtikë, dakull, fryrës, mërshinë, shyt, gjyryk, katroqe, shakullinë, vorbull, top, plis, puhacë, thes.
SHAKULLÉR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Erë e fortë që fryn duke u sjellë rrotull; shakullinë. Nisi të frynte një shakullerë. Shakullera ngriti një re pluhuri. Shakullerë e fortë.
✱Sin.: vërdallë, dredhë, dredhje, shakull, shakullinë, shakullore, hajujk, legë, xhindër, ciklon, cjepurr, vorbull, shtjellë.
SHAKULLÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Erë e fortë që sillet rrotull e ngre pluhur përpjetë, dredhë. Shakullinë e thatë ere. U shpëtoi shakullinave të dimrit. U ngrit një dredhë pluhuri para shakullinës.
2. Pluhur, dëborë etj., që ngrihet lart nga kjo erë duke u rrotulluar rreth vetes; shakullerë. Shakullina e borës.
3. fig. Diçka që e rrëmben njeriun në rrjedhën e saj të shpejtë, diçka që lëviz e që zhvillohet me shpejtësi; vorbull, shtjellë, dredhë. Doli nga ajo shakullinë. Shakullina e dashurisë. Shakullinë mendimesh. Iku si shakullinë.
3. edhe fig. Rënia e diçkaje teposhtë duke u rrokullisur; rrokullimë. Shakullina e gurëve. Shakullinë fjalësh.
✱Sin.: vërdallë, dredhë, dredhje, shakull, shakullore, hajujk, legë, xhindër, ciklon, cjepurr, vorbull, shtjellë.
SHAKULLÓR/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Erë e fortë, shakullinë, vorbull. Shakullore e fuqishme ajri. Vjen rrotull si shakullore. Kishin fryrë disa shakullore këtë stinë.
✱Sin.: shakullinë, rrokullimë, vorbull, shtjellë, dredhë, ciklon.
TORNÁDO,~JA f. sh. ~, ~T Stuhi shumë e fuqishme me erëra shumë të shpejta, që zakonisht formohet mbi tokë ose mbi ujë dhe shpesh ka formë të një spiraleje të ngushtë që ngrihet lart drejt qiellit dhe që mund të shkaktojnë dëme të mëdha në ndërtesa, pemë dhe mjedis.
✱Sin.: stuhi, ciklon, tajfun, uragan.
TRÚM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grup njerëzish a kafshësh, shumicë qeniesh në grup; tufë, grumbull, trumbë. Trumë fëmijësh. Trumë pulash (zogjsh). Ka një trumë fëmijë.
2. det. Erë e fortë, stuhi, ciklon që dëmton velat e anijes; trumbë, vorbull. Truma e detit vorbull thithëse që shkakton stuhia, cikloni në det.
3. si ndajf. Në grup, mbledhur në një grup; grumbull mbledhur në një vend; lëmsh. Ecin (fluturojnë, rrinë) trumë. Erdhën top e trumë erdhën të gjithë së bashku, erdhën njësh, tok. Ishin mbledhur trumë. E bëjmë mishin trumë. Mbeti trumë në vend.
✱Sin.: erë, stuhi, ciklon, trumbë, vorbull, grumbull, lëmsh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë