Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cijatur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CIJAT

CIJÁT (CIJÁS) vep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; nxjerr cijama. Cijatin minjtë. Cijat zogu. Cijasin karkalecët.
2. vet. v. III Qan a klith me zë të hollë (zakonisht me trajtëshkurtuarpëremrit vetordhanore); pingërron. Qentë cijateshin në fresk. Më pingëron, më pipëtin veshi. Fëmija cijat.
3. vet. v. III Lëshon një zhurmëçjerrë; kërcëllin lehtë kur digjet. Cijatin rrotat e qerres. Dera e vogël cijati vajtueshëm. Cijatin vajtueshëm shkallët e drunjta.
4. fig. Duke ankuar me zë fëmije. E tregon pikëllimin e tij duke cijatur. Të pangrënë, fëmijët shkoninshtrat duke cijatur e duke qarë.
5. fig. Cicëron, vërshëllen, zhurmon; bën një vërshëllimëhollë e të zgjatur. I cijaste koka. Po ai zë cijaste diku brenda meje. Këta përrenj vërshëllenin, cijasnin, ulërinin. Në dritare era cijaste ulërimthi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.