Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CIGARALLË́K/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Cigarishte.
PÍP/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Çibuk për të pirë duhan, llullë. Pipat shqiptare. Me pipë në gojë.
2. Cigarishte, pip.
✱Sin.: cigarishte, llullë, çibuk.
♦ I gjetën pipat (*pipëzat) (njëri me tjetrin). I kanë pipat (*pipëzat) bashkë. I ka veshët pipë (*pipëz) (dikush). Mbeta pipë shih mbeta teneqe. I prishën pipat (*pipëzat). I puqën pipat (*pipëzat).
QELIBÁRTË (i, e) mb. 1. Që është bërë prej qelibari; që ka ngjyrën a vetitë e qelibarit. Dhoma e qelibartë. Cigarishte e qelibartë. Mjalti i gështenjës me ngjyrë të errët, gjejmë edhe të qelibartë.
2. fig. Që është shumë i pastër nga ana morale, i kulluar. Ndërgjegje e qelibartë. Buzëqeshje e qelibartë.
✱Sin.: qelibar, i ndritshëm, i tejdukshëm, i pastër, i virtytshëm, i ndershëm, i çiltër.
ÇIBÚK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Llullë zakonisht prej druri me kokë e me bisht të gjatë për të pirë duhan; cigarishte me bisht të gjatë. Çibuk i gdhendur. Çibuk shqope. Bishti i çibukut. Koka e çibukut. Ndez çibukun. Mbush çibukun me duhan. Thith (shkund) çibukun. Pi me çibuk.
2. bujq. Bisk a degë e hollë që pritet nga një pemë për t’u mbjellë. Çibuk hardhie. Çibuk ulliri (ftoi). E mbjellin me çibukë. Shumëzohet me çibukë.
3. Biskotë zakonisht e kripur në formë bisku të gjatë. Blej një pako çibukë. Çibukët me krem kikiriku. Çibukët ishin mbështjellë me kokrra susami. Çibukët me erëza më pëlqejnë më shumë.
✱Sin.: llullë, cigarishte, bisk.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë