Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cifloj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHKËLOJ

ASHKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Ashkalis, e bëj ashkla diçka; e çaj, e spirroj, e copëtoj. Ashkëloj një kërcu. Ashkëloj një dru.
2. jokal. Bëj ashkla kur çaj a pres një dru ose kur punoj me metal.
Sin.: ashkëtoj, çikëloj, cokëloj, cifloj, spicos, tishkoj, zdrugoj.

CEFLIS

CEFLÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. I heq cipën një fruti, një kokrre drithi, një fare etj., e qëroj. Ceflis një qepë. Ceflis arrën. Ceflis një vezë.
2. Cifloj.

CEFLOJ

CEFL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq ceflën një fruti, një fare etj., qëroj.
2. Cifloj, ciflos.

CIFLIM

CIFLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur cifloj ose kur ciflohet diçka; ciflosje, ashkëlim. Ciflim i enëve të porcelanit. Ciflimet e tavolinës (i drurit).
2. Gjendja kur cifloj ose kur ciflohet diçka.
3. Vendi i diçkaje ku është bërë një veprim. Ciflimet e bojës.
Sin.: ashkëlim, ciflosje, leskërim.

CIFLOJ

CIFL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq një cifël diçkaje; i dëmtoj sipërfaqen një sendithyeshëm duke i hequr copa a cifla. Cifloj pjatën (enën). Cifloj murin.
2. E bëj a e thyejdisa cifla a copavogla, e ashkëloj. Cifloj një copë dru (dërrasë).
Sin.: ciflos, leskëroj, skërfit, cefloj, shtizoj, ashkëloj.

CIFLOS

CIFLÓS vep., ~A, ~UR kal. Cifloj.

CIKËLOJ

CIKËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Lag lehtë përsipër duke i hedhur pikla uji a të një lëngu tjetër.
2. Ndot me pika balte ose me diçkaje tjetër, stërpik, spërkat.
3. Ashkëloj, cifloj, ciflos.
4. jokal. Belbëzoj.
Sin.: stërpik, spërkat, cifloj, ciflos.

GËRDHIT

GËRDHÍT vep., ~A, ~UR kal. Cifloj. Gërdhita enët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.