Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKREDITÚAR (i, e) mb. Që është i akredituar. Program studimor i akredituar. Inspektor i akredituar. Institucion shkollor i akredituar. Gazetar i akredituar. Laborator i akredituar.
✱Sin.: i autorizuar, i besueshëm, i njohur, i prokuruar, i certifikuar.
AKREDITÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është autorizuar në mënyrë ligjore për të ushtruar një të drejtë profesionale, juridike, administrative etj. E akredituara për hetim ndërkombëtar.
✱Sin.: e autorizuar, e besueshme, e njohur, e prokuruar, e certifikuar.
AKREDITÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është autorizuar në mënyrë ligjore për të ushtruar një të drejtë profesionale, juridike, administrative etj. I akredituari për licencimin e patentave të reja.
✱Sin.: i autorizuar, i besueshëm, i njohur, i prokuruar, i certifikuar.
APOGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Transkriptimi i një dokumenti origjinal; kopjim i një teksti origjinal me shkrim dore; fotokopje e një dokumenti origjinal, zakonisht me shkrim dore. Apografi i “Mesharit”. Apograf i certifikuar i vendimit të gjyqit. Në vend të marrëveshjes origjinale paraqita apografin e saj.
2. Procesi i listimit, i regjistrimit dhe i vlerësimit të pasurisë së personave fizikë ose juridikë për të përcaktuar vlerën e tyre dhe detyrimin tatimor ose për ndonjë kërkesë tjetër administrative. U realizua apografi vjetor i qytetarëve.
✱Sin.: dorëshkrim, transkript.
ASTROGJEODEZÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT astr., gjeod. Hulumtues dhe studiues që merret me përcaktimin e përmasave të kupës qiellore dhe të formave të sipërfaqes së saj. Astrogjeodezist i certifikuar. Astrogjeodezist ekspert.
ATESTÚAR (i, e) mb. Që njihet ose që pranohet ligjërisht (për një diplomë, një titull, një gradë etj.) me anë të një dëshmie, certifikate, vërtetimi. Diplomë e atestuar. Certifikim i atestuar.
✱Sin.: i certifikuar, i njohur, i pranuar, i dëshmuar, i vërtetuar, i konfirmuar, i verifikuar, i dokumentuar.
AUDITÓR,~III m. sh. ~Ë, ~ËT fin. Ekspert i financave; person i autorizuar për të kryer auditime, për të shqyrtuar dhe për të vlerësuar pasqyrat financiare, sistemet kontabël ose veprimtarinë financiare të një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate ose një individi, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e kontabilitetit dhe me ligjet në fuqi. Auditor financiar. Auditor i brendshëm. Auditor ekzekutiv. Auditor i certifikuar. Raporti i auditorit. Roli i auditorit.
AUDITÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fin. Eksperte e financave; profesioniste e autorizuar për të kryer auditime, për të shqyrtuar dhe për të vlerësuar pasqyrat financiare, sistemet kontabël ose veprimtarinë financiare të një institucioni, një ndërmarrjeje, një organizate ose një individi, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e kontabilitetit dhe me ligjet në fuqi. Auditore e jashtme financiare. Auditore e certifikuar. Vlerësimi i auditores.
AUDITÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fin. Auditore. Audituese e certifikuar. Raporti i auditueseve.
AUTOFRIGORIFÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Automjet i pajisur me sistem ftohës, frigorifer i lëvizshëm që shërben për mbartjen e prodhimeve ushqimore në gjendje të freskët a të ngrirë ose të produkteve që ruhen në temperatura shumë të ulëta. Mbartje me autofrigorifer. Autofrigorifer i certifikuar. Autofrigorifer për shpërndarjen e vaksinave. Transportimi i prodhimeve të qumështit me autofrigorifer.
CERTIFIKÚAR (i, e) mb., libr. Që është certifikuar. Eksperte e certifikuar në menaxhim projektesh. Personel i certifikuar.
EKSELÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. 1. Të qenët i shkëlqyer; përsosmëri. Bursa të ekselencës. Vendit i nevojitet cilësi dhe ekselencë. I vetmi i certifikuar për ekselencë. Çdo detaj pasqyron përpjekjen për ekselencë.
2. Shkëlqesi. Ekselencë, faleminderit që po lexoni këtë letër timen. Ekselenca e tij. Ekselenca juaj.
HOMOLOGÚAR (i, e) mb. 1. drejt. Që është i sanksionuar me vendim gjyqi; që është miratuar ose lejuar zyrtarisht.
2. tek. Që është i verifikuar a i provuar për përputhshmërinë a përshtatshmërinë e pjesëve të veçanta të automjetit në tërësinë e tij, bazuar në kriteret, që parashtrohen nga organet e ndryshme rregullatore të një vendi; i certifikuar.
✱Sin.: i sanksionuar, i ligjëruar, i miratuar, i verifikuar, i provuar.
KAMPÍON,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. sport. Ai që fiton vendin e parë në një garë a në një kampionat; titulli i certifikuar që jepet me këtë rast. Kampion kombëtar (botëror, europian). Kampion i kërcimit së gjati. Medalje kampioni. U shpall kampion.
2. fig., libr. Mbrojtës i flaktë i një kauze a i një ideali të lartë. Kampion i lirisë (i demokracisë).
3. spec. Mostër, gjedhe. Kampion mineralesh. Analiza e kampioneve. Mora disa kampionë për analizë.
✱Sin.: mostër, gjedhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë