Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CEREMONIÁL,~I m., përmb., libr. Tërësia e veprimeve ceremionale sipas një rendi të caktuar; libri i ceremonive. Ceremonial i caktuar. Ceremonial diplomatik. Ceremoniali i dasmës. Rregullat (hollësitë) e ceremonialit. Ndjek ceremonialin.
CEREMONIÁL,~E mb. 1. Që ka të bëjë me ceremoninë, i ceremonisë; që bëhet me ceremoni; kremtor. Mbledhje ceremoniale. Parakalim ceremonial. Pranim ceremonial. Hapje (mbyllje) ceremoniale. Kostum ceremonial.
2. Që bëhet a shoqërohet me një mirësjellje të stërholluar dhe të tepruar; që bëhet sa për etiketë. Ton ceremonial. Përshëndetje ceremoniale. Vizitë ceremoniale. Në mënyrë ceremoniale.
✱Sin.: solemn, festiv, kremtues.
CEREMONÍSHËM (i), ~ME (e) mb., libr. Ceremonial.
JOCEREMONIÁL,~E mb. Që nuk ka karakter ceremonial, që nuk mbështetet në ndonjë kod ceremonial; kund. ceremonial.
LIKTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Rojtar ceremonial dhe ekzekutiv i autoritetit shtetëror romak; funksionar publik që shoqëronte magistratët e lartë; figurë me simbolikë të fortë politike dhe juridike në traditën romake. Sëpatat e liktorit. Për të shpërndarë pushtetin, ai e rrethoi veten me dymbëdhjetë liktorë. Autoriteti i gjyqtarit civil i mbajtur prej liktorëve të tij.
LIMUZÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Automjet i madh, i gjatë, luksoz, zakonisht me ndarje mes shoferit dhe pjesës së pasagjerëve, që përdoret për transport të rehatshëm dhe ceremonial, për protokoll shtetëror ose për shërbime të veçanta transporti. Hipi në limuzinë. E pritën me limuzinë. U shoqërua drejt aeroportit me një limuzinë të blinduar.
SOLÉMN,~E mb. 1. Që bëhet me ceremoni të posaçme dhe me madhështi; që organizohet me rastin e një ngjarjeje të shënuar e me rëndësi të veçantë. Mbledhje (konferencë) solemne. Kremtime solemne. Miting solemn. Në këtë ditë solemne.
2. Që jepet në mënyrë të vendosur, me seriozitet dhe rëndësi të veçantë. Betim (premtim) solemn.
3. Që ka tipare serioze, madhështore e të ngritura; hijerëndë e i lartë. Stil solemn. Ton solemn. Në mënyrë solemne.
✱Sin.: festiv, kremtues, akademik, madhështor, ceremonial, i ngritur, hijerëndë, i lartë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë