Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CENTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. tek. Vë disa trupa në një qendër të përbashkët ose vendos qendrat e tyre në të njëjtin bosht, ngulit në qendër; vë qendrën e një vegle, të një pjese të makinës etj. në drejtimin me të përshtatshëm për të punuar; vë në drejtpeshim. Centroj thjerrëzat. Centroj kullën e pusit të naftës. Centroj rrotën e biçikletës.
2. sport. Dërgoj topin nga krahët në qendër të fushës, gjuaj në qendër drejt portës kundërshtare. Centroj topin.
3. fig. Vë diçka në qendër të veprimtarisë, i kushtoj gjithë kujdesin, vëmendjen etj. ose e bëj objekt kryesor; përqendroj. Buxheti i sivjetshëm i centron financat publike drejt qytetarit dhe interesave të tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë