Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CENTRIFUGÁL,~E mb., spec. Centrifug; kund. centripetal. Lëvizje centrifugale. Prirje centrifugale.
►CENTRIFUG/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR spec., vet. v. III, pës. e CENTRIFUGÓJ.
CENTRIFUG/ÓJ vep.,~ÓVA, ~ÚAR kal., spec. Bëj ndarjen e lëndëve që përbëjnë një përzierje me dendësi të ndryshme, duke i rrotulluar me shpejtësi në një centrifuge; përpunoj me centrifuge. Centrifugoj mjaltin (qumështin). Centrifugoj rrobat.
QENDËRÍKËS,~E mb., spec. Që synon të largohet prej qendrës gjatë lëvizjes, centrifug; kund. qendërsynues. Forcë qendërikëse. Pompë qendërikëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë