Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cemtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISTËR

BÍSTËR ndajf. Shumë (me mbiemrat “i zgjuar”, “i shpejtë”, “i cemtë”, “i thartë” etj.). Është bistër e zgjuar.

CEMTË

CÉMTË (i, e) mb. Shumë i ftohtë e i kthjellët (zakonisht për ujin). Ujë i cemtë. Krua (burim) i cemtë. Gurra të cemta. Afroi buzëtvalët e cemta të lumit.

CERMËT

CÉRMËT (i, e) mb. I cemtë; i kulluar; i pastër.

NARTË

NÁRTË (i, e) mb. 1.është i kulluar, i kthjellët, i cemtë (për ujin). Ujë i nartë.
2. fig. Që i ka të gjitha virtytet e mira, i pastër, i kulluar. Kjo poemë mbetet një nga prodhimet më të narta të gjeniut shqiptar.
Sin.: i kthjellët, i pastër, i kulluar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.