Fjalori

Rezultate në përkufizime për “celulë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BULËZ

BÚLËZ,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. zvog. Bulë. Bulëz uji (vese, djerse). Bulëz peme. Bulëza e gishtit. Bulëz shege. Bulëzat e kumbullës. S’merr as sa bulëza e gishtit (një enë) merr shumë pak, nuk nxë shumë.
2. bio. Celulë3.
3. Puçërr e vogël (zakonisht me ujth), puçrrizë.

BULËZ

BÚLËZ,~AII f. sh. ~A, ~AT muz. Grup tingujsh melodikë që formojnë një masë; celulë, qelizë. Në bulëzën e dytë hyn violinanotalarta.

CELULË

CELÚL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Qelizë. Ushqimi i frytshëm i celulave nervore.
2. Grup i vogël i një organizate shoqërore a politike. Celulë qytetare. Celulë antieuropiane. Celulë familjare.
3. hist. Celula e Partisë Komuniste dhe e Rinisë Komuniste.
4. muz. Njësi e thjeshtë e melodisë, që përbëhet zakonisht nga një masë e vetme; grup tingujsh melodikë; bulëz. Celulë melodike.

QELIZË

QELÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. biol. Njësia themelore më e thjeshtë, e ndërtimitindeveqenievegjalla dhebimëve, që ka aftësinë e shkëmbimit të lëndëve dhe përbëhet prej bërthamës, prej cipës e prej lëndësbrendshme. Qelizë shtazore. Qelizë bimore. Qelizë nervore. Bërthama e qelizës. Ndarja e qelizës. Qelizë bazë. Qelizë bijë. Qelizë e gjakut. Qelizë e trurit. Qelizë embrionale. Qelizë epiteli. Qelizë gjëndërore. Qelizë hormonale. Qelizë kanceroze.
2. biol. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme qelizashkryejnë funksioneveçanta. Qelizë antipodale qelizë e lokalizuar në polin e poshtëm të trastës embrionale të farëveshurave. Qelizë barkore qelizëndodhetsipërfaqen e poshtme ose të brendshme përkundrejt një boshti. Qelizë bijë qelizë e formuar nga ndarja ose nga sythimi i një qelize tjetër. Qelizë epibazore qelizë e sipërmeembrionit të myshqeve dhe të fierajave që formojnë kapsulën dhe pjesëkërcellit e të thelbëzës. Qeliza roje çiftespecializuara qelizash të epidermës së gjethes, që rrethojnë një pore. Qelizë e Shvanit qelizë e sistemit nervor periferikformon një pjesë të mbështjelljes mielinike. Qelizë haploide qelizëpërmban një numër kromozomesh dheështë karakteristike për fazën e gametofitit. Qelizë hualli hojëz gjashtëkëndëshe e pites së mjaltit si njësia më e vogël elementare e një hualli blete. Qelizë neurosekretimore neuronprodhon një hormon apo një lëndëngjashme dhe që e nxjerr atë në lëngun ndërqelizor. Qelizë parësore qelizë që ka një zhvillim më të hershëm sesa qelizat e tjera. Qelizë satelite qelizëshërben si mbështetje për një neuronsistemit nervor periferik, si p.sh. qelizat e Shvanit, që formojnë mbështjelljen mielinike. Qelizë seksuale qelizë riprodhuese haploide, që ka aftësibashkohet për të prodhuar zigotë gjatë riprodhimit seksual. Qelizë shenjë qelizë ndikohet drejtpërdrejt nga një hormon apo qelizë nervore. Qelizë ujëmbajtëse qelizë që ka cipaholla dhe përmasamëdha për ruajtjen e ujit në to. Qelizë vezë qelizë seksuale femërorezotëron një numër kromozomesh, sa gjysma e atyrendodhenqelizat e tjeratrupit, e cila bëhet e aftëzhvillojëvetvete embrionin e një organizmi të ri, pasi bashkohet me qelizën seksuale mashkullore (spermatozoidin). Qelizë qumështore e thjeshtë ose e degëzuar, e cila rrjedh nga zmadhimi i një qelizevetme dhepërmban lëng qumështor ose lateks.
3. fig. Njësia më e vogël e mëvetësishme dhe e organizuar e një tërësie a e një sistemi shoqëror. gjitha qelizat e shoqërisë. Në çdo qelizëekonomisë. Familja është qeliza bazë e shoqërisë.
Sin.: njësi, ndarje, bulëz, celulë, rruazë, qukëz.

TRESH

TRÉSH,~E mb. 1.përbëhet nga tre njerëz, nga tri qenie, nga tri ndarje (degë, pjesë) etj. Celulë treshe. Prizë treshe. Strofë treshe (let.) strofë me tri vargje. Rrap tresh rrap që ka tre çataj.
2.nxë tri njësicaktuara. Xhezve treshe xhezve për tre filxhanë kafe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.