Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I heq lëkurën, cipën a lëvozhgën; e pastroj nga puplat, luspat a pjesët e tjera të sipërme të panevojshme para se ta përgatit për ta ngrënë a për ta gatuar. Qëroj portokallin (patatet, trangujt). Qëroj vezën. Qëroj pulën. Qëroj peshkun. I qëroj cipën (lëkurën).
2. edhe fig. Heq papastërtitë, barërat e këqija; pastroj nga diçka e huaj dhe e papastër që është ngjitur a përzier me diçka ose që e ka zënë. Qëroj orizin (fasulet). Qëroj kokërr për kokërr. Qëroj kopshtin. Ia qëroi fytyrën nga puçrrat. Qëroj grykën (gurmazin, fytin, zërin) kollitem për të pastruar grykën që të flas me zë të qartë. Era e qëroi qiellin.
3. edhe fig., bised. Pastroj nga elementët e dëmshëm; zhduk, shfaros. E qëroi me një të shtënë.
4. bised., mospërf. Ha gjithçka, përlaj, fshij. E qëroi pjatën. I qëroi mollët. E qëroi gjellën.
✱Sin.: zhvesh, ceflis, tëharr, dëlir, faros, llufis, kollofis.
♦ Të qëron (të ha) *të bardhën e syrit (dikush). I qëroi *bishtin (dikujt) keq. Nuk më lë të qëroj (të kruaj) *dhëmbin (dikush). Të qëron *dhëmbin (dikush). I qëroi (i lau) llogaritë (*hesapet) (me dikë). Të qëron *syrin (dikush) keq.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë