Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CARÁ/N,~NI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës; gur vatre, buzm. Carani i vatrës. Mbështet mbi caran. Vë mbi caran. Rri pranë caranit. Carani e ka vendin në vatër.
2. Vendi pranë vatrës, qoshe. Zuri caranin. Carani i ftohtë i vatrës. Shtëpi quhej çdo ngrehinë e gjithfarshme, mjaft që të kishte caranin e vatrës e të nxirrte tym. Disa herë iu vërtit caranit të dëmtuar të vatrës.
3. Gur varri. Rri si caran. I ka rënë carani i varrit. I hoqi drizat që ishin mbi varrin e tij, e preku caranin.
4. Gur kufiri. Vë (heq) caranjtë.
5. Gur i madh. Gjuan me caran. Zuri vend majë një carani. Ngriti një caran të rëndë. Vështronte nga një kep carani.
6. si mb. I fortë si gur, gur. Ishte buka caran.
♦ Caran vatre njeri fill i vetëm, i shkretë a i braktisur. Ia di *trari e carani (dikujt). Është jashtë caranit (të vatrës) (dikush) është jashtë muhabetit a çështjes për të cilën flitet, nuk ka hyrë në bisedë, flet pa lidhje. I luajti caranin e vatrës (dikujt) e fyeu rëndë, e preku ku s’e duronte dot; i shkeli në kallo. Iu shkimtë carani! mallk. shih iu shoftë pragu! mallk. Iu shkulën caranjtë e vatrës (dikujt) shih iu shua vatra (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë