Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRRMÍM,~I m. 1. Veprimi kur dërrmoj diçka; copëtim. Dërrmimi i plisave.
2. Shkoqje e misrit, e grurit etj. Dërrmimi i misrit.
3. Plagosje nga përplasja, shembje. Dërrmimi i krahut.
4. fig. Dhënia e një goditjeje të fortë shkatërruese, mundja a thyerja keqas e dikujt. Dërrmimi i armikut.
5. fig. Lodhje a dobësim; këputje, rraskapitje. Ndiente një si dërrmim në trup.
6. fig. Tronditje e fortë, vrarje shpirtërore.
✱Sin.: thërrmim, shkoqje, thyerje, këputje, capërlim, plagosje, shembje, lodhje, dobësim, handakosje, rraskapitje, shpartallim, shkatërrim, batërdisje.
HALLAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërndarje e gjërave sa andej e këtej; lart e poshtë; në mënyrë të çrregullt. Hallakatja e kallinjve të grurit. Hallakatja e dollapit të rrobave.
2. Hapje e diçkaje të mbledhur, të kopsitur a të mbërthyer mirë; hardallosje, zgafullim, shpartallim, shqyerje, capërlim.
3. fig. Çakërdisje a sorollatje e dikujt sa andej e këtej; të qenët pa mbaruar asnjë punë, marrja me gjëra a punë të vogla e të parëndësishme; çakërdisje, hutim. Hallakatja kot më kot rrugëve. Hallakatja pa arsye e të shoqit. Hallakatja e detyruave.
4. Çoroditje; prishje mendsh; rrjedhje nga mendtë a rrokatje (nga pleqëria).
✱Sin.: shpërndarje, çrregullim, zgafullim, shpartallim, hardallosje, shqyerje, capërlim, sorollatje, çakërdisje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë