Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cangla”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

COPA

CÓPA - CÓPA ndajf. 1. Copë-copë. E bëj copa-copa.
2. Në copashkëputura, të palidhura njëra me tjetrën, jo njësh, pjesë-pjesë.
3. fig., bised. Herë mirë e herë keq. Ia çoj copa-copa.
Sin.: pjesë-pjesë, cangla-cangla, cefla-cefla, cingra-mingra, çikla-mikla, çika-çika, fërtele, lecka-lecka, leskra-leskra, rriska-rriska, thela-thela.

LECKA-LECKA
ZHELE-ZHELE

ZHÉLE-ZHÉLE mb. 1. Shumë i grisur; që i varen zhelet, zhelan, i leckosur. Pantallona zhele-zhele. Rrobat i kishte zhele-zhele.
2. si ndajf. Me rrobavjetra e të grisura, me zhele, lecka-lecka. Ishte veshur zhele-zhele. Ishte bërë zhele-zhele.
Sin.: i grisur, zhelan, i leckosur, fije - fije, lecka - lecka, rrecka - rrecka, cangla - cangla.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.