Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZHÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë e shqyer që varet nga një rrobë e vjetër. I vareshin zhelet.
2. kryes. sh. Rroba të vjetra, të grisura e të ndotura; rreckë, leckë. Vishej me zhele. Kur ruan vathë e dele, ha djathë e nuk vesh zhele. (fj. u.). Me gjumë e me zhele ngopesh kurdoherë. (fj. u.). Dimër e zhele mos lyp. (fj. u.).
3. fig., bised., keq. Njeri a diçka që nuk ka asnjë vlerë, leckë; njeri që merret nëpër këmbë nga kushdo, ai që shkelet me këmbë nga të tjerët. Mos u merr me zhelet! Zhele fare është. Iu duk vetja zhele. Para tij ai është zhele. E bëri zhele (dikë) e shau rëndë, s'i la gjë pa thënë, e bëri për pesë para.
4. si mb. I vjetër, i grisur dhe i ndotur (kryesisht për veshjet). Pantallona (këpucë) zhele. Mbante veshur një gunë zhele.
✱Sin.: leckë, rreckë, leckurinë, cergë, cule, cangël, sukull, leskër, cërule, lëvere, zhelinë, vjetërsirë.
♦ U bë zhele (dikush) shih u bë leckë. E bëri zhele 1. (diçka) shih e bëri fërtele1 (diçka). 2. (dikë) e bëri leckë (dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë