Fjalori

Rezultate në përkufizime për “cërron”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

CËRRON

CËRR/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Rrjedh si curril (për ujët) Cërron uji. Cërron çezma. Pikat e gjakut cërronin gjertokë si curril.

PIKOJ

PIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bëj me pika; spërkat një rrobë a diçka tjetër me pika lyre, boje etj., ndyj me pika të një lëngu; pikalos. Pikoi rrobat me lyrë. E pikoi me ujë.
2. jokal., vet. v. III Rrjedh pika-pika, bie me pika. I pikojnë lotët. Pikojnë strehët. Pikon dylli nga qiriu. Po pikon shi.
3. jokal., vet. v. III Lë të kalojnë a të rrjedhin pikat e ujit, të shiut ose të një lëngu tjetër. Pikon çatia. Pikon kazani (voza).
4. jokal. Bie vetë nga dega e një peme kur piqet, kur krimbet etj., pik (për kokrrat e pemëve). Pikonin mollët e krimbura.
5. kal. Ngjit me kallaj një enë metalikeshpuar, zë me kallaj vrimat e një ene. Pik kazanin (tiganin). E pikoj me kallaj.
Sin.: stërpik, spërkas, pikalos, pikëlon, pikërron, pik, rigon, dikoj, rrjedh, gjerbon, loton, qan, tajit (tajis), ngjit, pikëton, godet, zë, ngjis, cikërrin, cërron, del, çikërron, cirkon, çik, çikon, çikëlon, lagëson, dikon, djersit, ajkëton, kullon, bie, rrëzoj.
E di ku i pikon *çatia (dikush). pikon në *zemër (në shpirt) (për dikë a për diçka). pikon zemra *vrer. Ku *ka rrjedhur do të pikojë. Në mos *rrjedhtë do të pikojë. *I zoti e di ku i pikon çatia.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.