Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CËRÍTII vep., ~A, ~UR kal. 1. Thumboj; ngacmoj, nguc. Cërit mushkën (gomarin).
2. fig. I shkaktoj dikujt një dhembje therëse; e pikëlloj. I cërit zemrën,
3. jokal., fig., vet. v. III Më bën të ndiej një dhembje therëse, me ngjall një ndjenjë të mprehtë shqetësimi e trishtimi. I cërit zemra. Me cërit në zemër (në shpirt).
✱Sin.: shpoj, ngacmoj, thumboj, ngas, pikëlloj, përvëloj, djeg.
NGÁ/SI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Prek diçka me dorë, me këmbë a me një send. Ngas me dorë (me këmbë). Mos i nga librat (fletët). I kishte ngarë gjërat e mia.
2. fig. Shqetësoj dikë me fjalë a me vepra; nuk e lë të qetë, trazoj, ngacmoj, cyt. E ngau rëndë. E ngau me fjalë. Nuk të nget njeri. Të sulmon, po e ngave. - Lëre në hallin e tij, mos e nga!
3. bised. Zë diçka për ta ngrënë, për ta pirë ose për t’u marrë me të, prek, nis (zakonisht me mohim). Nuk e ngau gjellën fare nuk hëngri fare. Nuk i ngau mësimet nuk mësoi fare. Nuk e nget duhanin nuk e pi duhanin. E nget gotën pi raki.
4. bised., vet. v. III Më shqetëson një sëmundje ose shfaqja e saj herë pas here, nuk më lë të qetë duke më shkaktuar dhembje, të dridhura etj. E ngasin ethet. Më nget reumatizmi. E nget kolla (lemza). E nget ajo e tokës.
5. Shtyj një kafshë që të ecë në një drejtim të caktuar ose të punojë në arë. Ngau kalin (mushkën, gomarin). E ngiste kalin me të katra. Nget qetë. Nget karvanin i drejton rrugën një karvani me kafshë barre.
6. krahin. Punoj tokën me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën në kohën e duhur.
7. E nis dhe e drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti. Ngas veturën (kamionin, traktorin, qerren). Ngas biçikletën. Di (mësoi) të ngasë makinën. Ngas me shpejtësi.
8. bised. Merrem me një punë a me një çështje për ta shqyrtuar ose për ta parë më tej; prek. Nuk po e ngasim më tej këtë punë (këtë bisedë, këtë muhabet).
9. bised., vjet. Merrem me një punë, me një mjeshtëri etj.; ndjek diçka. Nget bujqësinë (blegtorinë). Ngasin shkollën rregullisht.
10. Vë në lëvizje me shpejtësi. Ngas duart (këmbët).
11. krahin. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).
12. jokal. Bredh, rend. Nget rrugëve si zagar. Nget pas vajzave.
✱Sin.: prek, ngjok, bezdis, trazoj, tundoj, thumboj, ngacmoj, shqetësoj, shpoj, gërgas, cyt, cuk, nguc, nis, shtyj, nxis, dokëndis, shagat, tanoj, guxit, xëgit, gërvëlis, ngallit, cërit, zhbiroj, çoj, drejtoj, vozis, jap, shqyrtoj, mpreh, lëroj, bredh, rend, lëviz.
♦ *Lëre mos e nga (mos pyet)! iron. Që ta ngas *fjalën (llafin)... E nget *gotën (dikush). S’e nget as *gjarpri (dikë). Ngas *këmbët. Nget (rreh) *larg (dikush). Më ngau *shkuma. Mos e nga (mos e cyt) më *tej (diçka).
PIKËLL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E hidhëroj shumë dikë, e bëj që të ndiejë menjëherë një dhembje të madhe shpirtërore, i shkaktoj pikëllim, e helmoj. E pikëlloi vdekja e shokut.
✱Sin.: pik, pikërron, pikoj, hidhëroj, helmoj, helmatis, vreros, vreroj, shtaroj, rrushkulloj, brengos, dëshpëroj, cërit, plagos, plagoj, shajtoj, përvëloj, rëndoj, kafshoj, torturoj, vras, trishtoj, copëtoj, djeg.
PËRVËL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Djeg keq me ujë të valuar a me një lëng tjetër shumë të nxehtë. E përvëloi me ujë. Më përvëloi çaji gojën (gjuhën).
2. kal. Djeg shumë e menjëherë, përcëlloj. Më përvëloi duart tenxherja. I përvëloi cigarja buzët.
3. kal. Djeg me një lëndë kimike etj. Përvëloi lëkurën me acid. Plehu i përvëloi bimët.
4. kal. E bëj të ketë shumë të nxehtë a zjarrmi të madhe. Na përvëloi dielli. E përvëluan ethet.
5. kal. I hedh ujë të valuar për t’i hequr puplat më lehtë. Përvëloj pulën (gjelin e detit).
6. kal. Ziej në ujë të nxehtë për ta larë (për rrobat). Përvëloj rrobat (çarçafët).
7. kal. I hedh një gjelle lyrë të skuqur Përvëloj pilafin (makaronat). Përvëloj me gjalpë (me vaj).
8. kal. I hedh përsipër shurup të nxehtë një ëmbëlsire për ta zbutur dhe për ta ëmbëlsuar më shumë. Përvëloj bakllavanë (kadaifin). Përvëloj me shurup.
9. jokal., vet. v. III Më djeg shumë; kam therje a pickime të forta. E përvëloi piperka. I përvëloi fytin duhani. Na përvëloi tymi sytë. Më përvëlon goja (gryka). Më përvëlojnë sytë për gjumë. Më përvëlon krahu nga gjilpëra. Më përvëlon plaga.
10. edhe fig., kal. E djeg dhe e shkatërroj; i shkaktoj një dëm të madh a një fatkeqësi. Në Luftën ballkanike pushtuesit përvëluan fshatra e qytete (na therën e na përvëluan).
11. kal. E djeg keq dikë për një faj a për një gabim. E përvëloi mirë një herë.
12. fig., kal. E zhduk me rrënjë një të keqe, e djeg diçka dëmtare e që pengon ecjen përpara, e bëj shkrumb e hi.
13. fig., kal. E bëj dikë të vuajë shumë shpirtërisht, ia djeg zemrën, i shkaktoj fatkeqësi të madhe. Na përvëloi zemrën (shpirtin). Na përvëloi vdekja e tij. Më përvëloi me atë që bëri.
✱Sin.: djeg, përcëlloj, pravulloj, zhurit, pikëlloj, cërit, ziej, nxeh, valoj, vloj, skuq, shkatërroj, zhduk, shfaros, asgjësoj, shkrumboj.
♦ Ia përvëloi (ia dogji) *lëkurën (dikujt). E përvëloi *vendin (dikush) tall. Ma përvëloi (ma dogji) *zemrën (shpirtin) (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë