Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MËNJÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Filiz i hollë, që mbin nga fara e mbjellë ose që del në rrëzë të trungut të një druri, bitme. Mënjollë ulliri (fiku, ahu). Një mënjollë selvie. Rriten mënjollat.
2. Degë e hollë; thupër. Këput (thyej) një mënjollë. E hollë si mënjollë. Mbi tokë, degët ndahen në degë dhe mënjolla më të vogla.
3. fig. Fëmijë a i ri që është shpresa e së ardhmes. Mënjolla e shtëpisë.
✱Sin.: fidan, bitme, bitonjë, fundak, rrënjomë, bythanë, bythkë, rroboç, thupër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë