Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
CUN/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Pjesa e trungut a e kërcellit të një bime, që mbetet në tokë kur e presim, kërcu. Cung i vjetër (i ri). Cung lisi. Cung misri. Cung për zjarr. Shkul cungjet. Lë cungje. Pres një cung. Ulem mbi një cung. E bëj cung cungoj.
2.Trupi a trungu i hardhisë pa lastarët e degët e reja; rrënjë hardhie. Cung hardhie (vreshti). Cungu dhe lastarët.
3. Pjesa e një gjymtyre të prerë, që mbetet në trup. Cungu i dorës (i këmbës). I mbeti krahu cung.
4. gjeom. Trungu i një trupi gjeometrik. Cungu i konit. Cungu i piramidës.
5. fig. Një pjesë fare e shkurtër kohe dhe e pamjaftueshme. Cungu i kohës.
✱Sin.: kërcu, kërçep, trung, bythak, cubak, cumër, kamjallë, cumrak, trup.
♦ U bë cung (dikush) shih u bë dru2 (dikush). Cung i vjetër plak i mbajtur mirë; kockë e fortë. Fshihet pas cungut (dikush) mohon diçka të pranuar më parë, e cila duket qartë; e fsheh një të vërtetë ose bën sikur nuk di gjë; i fshihet së vërtetës. E ka dorën cung (dikush) shih e ka (e mban) dorën grusht (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë