Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOTHÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Bythëtrashë.
BYTHËMÁDH,~E mb., bised. 1. Që i ka bythët të mëdha, bythëtrashë; shumë i shëndoshë. Njeri bythëmadh e trupshkurtër.
2. fig. I pangopur, që ha e s’ngopet kurrë; grykës, llupës.
3. fig. Dembel, përtac, që pret të dalë miza nga qypi.
4. fig. Që e kërkon çdo gjë për vete, që nuk mendon për të tjerët, bythëdugët, egoist.
5. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Na mërziti ajo bythëmadhja!
BYTHËTHÁTË mb., bised. 1. I dobët nga vithet e i pafuqishëm; kund. bythëtrashë. - Këmbëgjatë e bythëthatë. (fj. u.).
2. fig., përb. Bythëpërdredhës.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
BYTHËTRÁSHË mb., bised. 1. Që i ka bythët të mëdha, bythëmadh. Grua bythëtrashë.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë