Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BISHTPËRPJÉTË mb. 1. Që e mban bishtin të ngritur përpjetë; bishtcakërr. Kafshë bishtpërpjetë.
2. fig., keq. Që mbahet me të madh pa pasur ndonjë vlerë, mendjemadh, fodull; që sillet sikur ka botën nën këmbë, sikur ka zënë qiellin me dorë; kund. bishtpaluar. Edhe fajtor, edhe bishtpërpjetë! Dhi e zgjebur (e krimbur) e bishtpërpjetë. (fj. u.). Pulë shushkë e bishtpërpjetë. (fj. u.).
3. si em. m. e f. Sipas kuptimit 2 të mbiemrit.
✱Sin.: mendjemadh, fodull, hundëpërpjetë, hundëmadh, bishtcakërr, i buçkaritur, buzëpalosur, bythëpërpjetë, hundaç, hundëçip, hundëderr, bripërpjetë, cakërran, kapadai.
BYTHËMBRÁPSHT ndajf., bised. Bythëpërpjetë.
BYTHËPËRPJÉTË mb., bised. 1. Mendjemadh. Vajzë bythëpërpjetë.
2. keq. Që flet pa menduar, që fjalën e fundit e thotë të parën, që flet si e ëma e Zeqos majë thanës.
BYTHËPËRPJÉTË ndajf., bised. Përmbys, kokëposhtë, përtokë me këmbët përpjetë, këmbëpërpjetë. E hodhi (e ktheu, e rrëzoi) bythëpërpjetë. Zgjohem (ngrihem) bythëpërpjetë ngrihem gjithë nerva.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë