Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BYMÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Bymim.
FRÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Mbushje me ajër (e mushkërive, e tullumbaceve etj.). E mësoi fryrjen e gomave.
2. Mbufatje; ënjtje. E mjekoi fryrjen e dorës.
3. bised. Ngopje; mbushje e barkut. Fryrje me ushqim.
4. Bymim a mbufatje nga uji etj. E vërejti fryrjen e dërrasave.
5. Rritje, zmadhim a zgjerim i tepruar. Fryrje e kërkesave.
6. fig. Nxitje kundër dikujt. E kishte zakon fryrjen e të tjerëve.
7. fig. Inatosje; zemërim. Foli me fryrje.
8. Yshtje; namatisje. I ka lënë fryrjet e njerëzve.
✱Sin.: mbufatje, ënjtje, ngopje, ngjeshje, trashje, majmje, ngjallje, bymim, rritje, zmadhim, zgjerim, krekosje, nxitje, inatosje, zemërim, yshtje, namatisje.
LËSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi a procesi i lëshimit të diçkaje; akti i lejimit që diçka të largohet, të rrjedhë ose të bjerë; ajo që është lëshuar. Lëshimi i ujit (i gazit). Lëshimi i gurëve (i tullave). lëshimi i raketave.
2. Lejimi i veprimeve jo të drejta e i çrregullimeve; pranimi i kërkesave të një pale tjetër për të arritur në një marrëveshje. Lëshime ekonomike. Lëshime të dyanshme (të njëanshme). Nuk bën (nuk lejon) asnjë lëshim. I bëri mjaft lëshime. Ka pasur lëshime të mëdha.
3. vjet. Lëshesë.
4. krahin. Bleta e re që sapo është ndarë nga zgjoi mëmë për të zënë zgjua të ri; luzmë blete, shemë. Kishte dy zgjoje mëmë e tre lëshime.
✱Sin.: lënie, lirim, rrëzim, hedhje, bymim, zgjatje, varje, zbrazje, derdhje, ndarje, roitje, luzmë, shemë, rrëshim, tërheqje, braktisje.
NGRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngre ose kur ngrihem; kund. ulje; zbritje; rënie. Ngritja e ujërave. Ngritja e peshave. sport. Ngritja e flamurit. Ngritja e shtëpive (e banesave). Ngritja e çmimeve. Ngritja e rrogave. Ngritja e cilësisë (e nivelit). Ngritja në përgjegjësi.
2. Zhvillim i ndjeshëm, përparim i dukshëm, nivel më i lartë; shkalla e zhvillimit të një fushe a të një dukurie; ngjitje; kund. rënie. Ngritje e ndjeshme (e madhe). Ka (vërehet) një ngritje. Vë në dukje ngritjen.
3. Shkalla e zhvillimit ose e pjekurisë që ka arritur dikush nga ana politike, arsimore etj. Ngritja kulturore (profesionale) e punonjësve. Ngritje intelektuale. Njeri pa ngritje.
4. Vend i ngritur, vend që del përmbi një rrafsh a sipërfaqe. Rrugë me ngritje e zbritje.
✱Sin.: lartësim, ngjitje, hipje, shpërndarje, zgjim, çuarje, mëkëmbje, përhapje, ndërtim, ngallitje, krijim, fryrje, bymim, dalje, themelim, rritje, gradim, përmirësim, zhvillim, e ngritur, mbartje, shpërngulje, forcim, vënie, shtrim, parashtrim, trajtim.
ZMADHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Të bërët më të madh të diçkaje; rritje; zgjatje; kund. zvogëlim. Zmadhimi i tokës (i shtëpisë, i derës etj.) Zmadhimi i zemrës (mjek.). Zmadhimi i fotografisë. Aparat zmadhimi. Makinë zmadhimi.
2. Rritja a fryrja e diçkaje për ta paraqitur më të mirë a me të keqe se ç’është në të vërtetë; kund. zvogëlim. Zmadhimi i fajit. Prirje për zmadhimin e ceneve te njerëzit. Zmadhimi i të metave nuk i shërben kurimit të tyre.
✱Sin.: bymim, zgjerim, shtrirje, madhim, rritje, mbufatje, majmje, mbushje, trashje, shtim, përshpejtim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë