Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë, mbufat. Butoj vozën që të mos rrjedhë.
2. kal. Zë vrimat e një ene etj.; mbush, vulos. Butoj damixhanën. Butoi vrimat e fuçisë.
3. jokal., vet. v. III Zbutet nga uji (zakonisht për tokën). Butoi ara.
4. kal. Zmadhoj vëllimin e një trupi duke e nxehur etj. Butoj në zjarr rrethin e hekurt.
✱Sin.: bymej, mbufat, zmadhoj, fryj, ënjt, rrit, mbush, vulos.
BYM/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER fiz., kal. Zmadhoj a rrit vëllimin e një trupi me anë të nxehtësisë, të lagështisë etj. pa i ndryshuar natyrën, e fryj; kund. tkurr. Bymej një trup. Nxehtësia bymen (trupat). Bymejnë e thërrmojnë shkëmbinjtë.
FRY/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. Nxjerr jashtë me forcë ajrin e mushkërive, duke mbajtur buzët të mbledhura, ia drejtoj dikujt a diçkaje ajrin e mushkërive që nxjerr me vrull nëpërmjet gojës. I fryj zjarrit. I fryn kandilit për ta shuar. I fryj kafesë (gjellës) për ta ftohur.
2. kal. Drejtoj me vrull një rrymë ajri mbi diçka me anë të një mjeti. I fryj zjarrit me kacek (me rrëshiq) për ta ndezur.
3. kal. Mbush diçka me ajrin e mushkërive; mbush me shumë ajër diçka me anë të një mjeti të posaçëm; kund. shfryj. Fryj topin. E fryj me gojë (me pompë).
4. kal. Çoj me forcë ajrin e mushkërive nëpër vrimën e një sendi a të një vegle frymore për të nxjerrë zë ose tinguj muzikorë; i bie një sendi a një vegle fryme. I fryj bilbilit. I fryn fyellit. I frynte borisë. I fryn gajdes.
5. jokal., v. III Lëviz shpejt e me vrull (për erën). Fryn erë. Fryn juga.
6. kal. Bëj që t’i fryhet dikujt një pjesë e trupit, ënjt. Ia fryu dorën (këmbën).
7. kal., bised. E ngop një njeri a një kafshë me të ngrënë, i mbush barkun. Ia frynë barkun. E fryu kalin.
8. kal., bised. E shëndosh shumë një njeri a një kafshë, e ngjall, e majm duke e ushqyer mirë. E mbajti gjelin derisa e fryu.
9. kal., vet. v. III E shton shumë ujin (e përrenjve, të lumenjve etj.), ngre nivelin e ujit. Shirat i frynë lumenjtë (përrenjtë).
10. kal., vet. v. III E bymen, e mbufat diçka duke e ngopur me ujë a me një lëng tjetër. Lagështira i fryka dërrasat. Shiu e kishte fryrë tokën.
11. kal., fig. Rrit, zmadhoj a zgjeroj diçka më shumë sesa duhet; e paraqes diçka më të madhe nga ç’është në të vërtetë. I paska fryrë shifrat. Mos i fry të metat kot!
12. kal., fig. Nxit a shtyj dikë kundër një tjetri me qëllim të keq. E kishin fryrë të tjerët.
13. kal., fig. E zemëroj, e inatos dikë. E fryu, ia solli në majë të hundës.
14. kal. Ysht, namatis. I frynin fëmijës (nuses).
15. jokal., bised. Iki me të shpejtë, ua mbath këmbëve. Fryu nga shtëpia (nga dera).
✱Sin.: mbush, ënjt, bymej, mbufat, ngop, urgus, shemb, mullos, majm, trash, tultoj, tulos, dhjam, ngjall, bullafiq, rrit, zmadhoj, zgjeroj, shtoj, nxit, zemëroj, inatos, buhavit, ysht, namatis.
♦ U dogj nga *kungulli e i fryn kosit (dikush). U dogj nga *qulli e i fryn kosit (dikush). I fryn (i bie) *borisë. Fryjnë *erërat (për dikë a për diçka) libr. I fryn *farkës (dikush). I fryn (i bie) *fyellit (kavallit) (dikush) tall. I fryn (i bie) *gajdes (dikush). I fryn (i bie) kavallit (*fyellit) (dikush) tall. Të fryn nga *këmbët (dikush). Të fryftë *nusëza! mallk. Fryn *pendët (dikush). Më fryu *sqetullat (dikush) keq. Fryj *sytë (për diçka). Nuk i fryn në *sy (dikujt). U fryn *urëve (dikush). I fryn (i çuçurit, i pëshpërit) në *vesh (dikujt). Më fryu (më ënjti) *zemrën (dikush a diçka). I fryn *zjarrit (dikush). Kthehet nga të fryjë *era (dikush). Kthen gunën nga të fryjë *era (dikush). Shkon nga të fryjë *era (dikush).
MBUFÁT (MBUFÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Fryj; ënjt. Mbufat faqet.
2. Mbush plot me diçka një enë a një vend të zbrazët, ngjesh; ngop. Mbufat kazanin. Mbufat gropën me dhe. E mbufati barkun me mana.
3. E bëj diçka të thithë shumë ujë e të fryhet. I mbufati dërrasat me ujë. Uji e mbufati tokën.
4. fig. E zmadhoj tepër, e fryj. E mbufatën atë çështje.
✱Sin.: fryj, rras, ënjt, buhavit, bymej.
ZMADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj diçka më të madhe; e shtoj, e zgjeroj, e rrit etj.; kund. zvogëloj. Zmadhoi shtëpinë (dhomën). Zmadhoi derën (dritaren). E zmadhuan fabrikën. Zmadhoi sytë i hapi sytë jashtë mase. Zmadhoi hapin. Zmadhoi fotografinë. E zmadhoi shumën. Zmadhuan sipërfaqen e punueshme. Zmadhoi moshën. - Të mos e zmadhojmë ceremoninë.
2. fig. E rrit a e fryj diçka dhe e paraqit më të mirë a më të keqe nga ç'është në të vërtetë; kund. zvogëloj. I zmadhon punët (gjërat). E zmadhon rrezikun. Ia zmadhon rëndësinë. Ia zmadhoi meritat. - Nuk i zmadhoj ato që them. Është e aftë të zmadhojë çdo gjë që nuk e pëlqen. I zmadhoj të mirat (të këqijat)
✱Sin.: madhoj, bymej, shtoj, zgjeroj, shtrij, labërgoj, mbufas, majm, mbush, trash, shtoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë