Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kërcu i madh. Buzm i trashë (i rrumbullakët). I shëndoshë si buzm. Pres një buzm. E vuri buzmin në vatër.
2. etnogr. Rit i lashtë popullor për të shënuar kthimin e diellit (solstici dimëror), zakonisht natën e Krishtlindjeve (24 dhjetor), duke vënë në vatër një kërcu të trashë, që digjej gjithë natën, i përcjellë nga familjarët dhe të pranishmit e tjerë dhe duke e hedhur më pas hirin e tij në ara e kopshte, të shoqëruar me lutje e me ceremoni të bukura për një vit të mbarë e të begatë. Nata e buzmit nata e Krishtlindjeve. Buzmi bujar! (ur.) përshëndetje natën e Krishtlindjeve. Po vjen Buzmi bujar, / Plot me gjethe e me bar. (folk.).
3. Carani i vatrës. Rri pranë buzmit. Të hëngërt dreqi buzmin e zjarrit! (mallk.).
CARÁ/N,~NI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Secili nga të dy gurët e vendosur në anë të vatrës; gur vatre, buzm. Carani i vatrës. Mbështet mbi caran. Vë mbi caran. Rri pranë caranit. Carani e ka vendin në vatër.
2. Vendi pranë vatrës, qoshe. Zuri caranin. Carani i ftohtë i vatrës. Shtëpi quhej çdo ngrehinë e gjithfarshme, mjaft që të kishte caranin e vatrës e të nxirrte tym. Disa herë iu vërtit caranit të dëmtuar të vatrës.
3. Gur varri. Rri si caran. I ka rënë carani i varrit. I hoqi drizat që ishin mbi varrin e tij, e preku caranin.
4. Gur kufiri. Vë (heq) caranjtë.
5. Gur i madh. Gjuan me caran. Zuri vend majë një carani. Ngriti një caran të rëndë. Vështronte nga një kep carani.
6. si mb. I fortë si gur, gur. Ishte buka caran.
♦ Caran vatre njeri fill i vetëm, i shkretë a i braktisur. Ia di *trari e carani (dikujt). Është jashtë caranit (të vatrës) (dikush) është jashtë muhabetit a çështjes për të cilën flitet, nuk ka hyrë në bisedë, flet pa lidhje. I luajti caranin e vatrës (dikujt) e fyeu rëndë, e preku ku s’e duronte dot; i shkeli në kallo. Iu shkimtë carani! mallk. shih iu shoftë pragu! mallk. Iu shkulën caranjtë e vatrës (dikujt) shih iu shua vatra (dikujt).
KËRCÚ,~RI m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. Trungu i një druri a i një peme që mbetet mbi tokë, pas prerjes së degëve; cung.
2. Pjesë e trungut ose e rrënjëve të disa drurëve a pemëve, që përdoret kryesisht për zjarr; kërçep. Digjet kërcuri. Rri si kërcu rri pa lëvizur e pa folur.
3. fig. Njeri i shkretë që ka mbetur vetëm, pa ndihmë e pa përkrahje; qyqar. Kishte mbetur kërcu, i gjori!
4. si mb., edhe fig., mospërf. Që rri si i ngrirë, pa folur dhe pa bërë asnjë punë.
5. si mb., fig. I vetmuar dhe i shkretë; qyqar; i pagdhendur. Kishte mbetur vetëm një njeri kërcu.
✱Sin.: cung, kërçep, trung, buzm, qyqar, kokëfortë, kokëmushkë, kokëgdhe.
♦ U bëra kërcu shih u bëra akull1. E ka kokën kërcu (dikush). 1. Është kokëfortë; e ka kokën gdhe. 2. Është i trashë nga mendja, është gdhe; kërcu nga mendja. I këputi (i lëshoi) ca kërcunj (dikujt) i tha fjalë shumë të rënda, e lëndoi shumë, e fyeu keq. Kërcunj mbi karthje fjalë të rënda pa vend; diçka e rëndë dhe e tepërt. Kërcu nga mendja. 1. I trashë nga mendja, gdhe; e ka kokën kërcu. 2. Kokëfortë; e ka kokën gdhe. Kërcu i pagdhendur përçm. Njeri i paditur dhe i trashë; tra i pagdhendur; rrotë mulliri. Kërcu mbi samar diçka e tepërt, mbingarkesë e kotë; barrë e rëndë dhe e paparashikuar; bela; shalë mbi samar. Një më *hu e një më kërcu. Rrokullis kërcunj (dikush) mospërf. thotë gjepura, flet broçkulla.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë