Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buzëshkrumb”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUZËPLASUR

BUZËPLÁSUR mb. 1. Që i ka buzëtçara, buzëçarë, buzëprerë. Buzëplasur nga vapa e madhe.
2. fig. Që ka hequr shumëjetë, që s’i qesh buza nga vuajtjet, i hidhëruar; si mallk. që i plastë buza! Me lot në sy e buzëplasur. Më mirë i varfër e i lumtur, sesa i pasur dhe buzëplasur. (fj. u.).
3. I dëshiruar për diçka, buzëpjekur. Shkoi i malluar e buzëplasur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit. Seç më plase buzën moj, / O moj buzëplasur. / Ka nja dy-tri ditë moj, / Që nuk më je qasur. (folk.). Qafëthyeri gjen buzëplasurin. (fj. u.).
Sin.: i pikëlluar, i djegur, i përvëluar, i shumëvuajtur, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëshkrumb, buzëqarë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.