Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buzëmbrëmje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MUGËTIRË

MUGËTÍR/Ë,~A f. 1. Dritë e dobët shpërndarë nga qielli fill pas perëndimitdiellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg; buzëmbrëmje ose buzë mëngjesit. Ishte ende mugëtirë. Drita e asaj mugëtire ishte e pakët për të dalluar orenditë. Vjen mugëtira e mbrëmjes (e natës, e mëngjesit). Ra mugëtira. Mugëtira po dendësohej. U mugëtirë u ngrys, u err. U nis që me (në) mugëtirë. Ndaj mugëtirës u largua.
2. qenët i pandriçuar mirë, gjendje me ndriçimzbehtë, gjysmerrësirë. Hëna matanë maleve u mugëtirë. Nuk ia shihja dot fytyrën në mugëtirën e pyllit (e dhomës, e kabinës). Në mugëtirën e asaj dite (e asaj shtrëngate).
3. fig. Gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; njohja jo e mirë a jo e plotë e diçkaje, dije e pamjaftueshme, paqartësi. Në mugëtirën e shekujve. Ishtemugëtirë e s’dinte si të bënte. I mbuluar nga mugëtira mijëvjeçare.
Sin.: gjysmerrësirë, mug, muzg, buzëmbrëmje, paqartësi.

NDAJNATË

NDAJNÁTË ndajf. Në të ngrysur; në muzgmbrëmjes. Erdhi ndajnatë. U kthyen ndajnatëqullur. Ndajnatë hyriqytet një grup turistësh.
Sin.: muzg, gjysmerrësirë, buzëmbrëmje.

PRAGMUZG
PREJNATE

PREJNÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pasdreke, koha nga mesdita deribuzëmbrëmje. Erdhi prejnata, këqyr e gjej konak! (fj. u.).

TERRUAR

TERRÚAR,~IT (të) as. Buzëmbrëmje, rënie e mbrëmjes, muzg. Erdhi (iku) në të terruar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.