Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
QÉFU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. zool. (lat. Mugil cephalus) Peshk i ujërave të kripura dhe të ëmbla, me kokë pak të shtypur, me trup të gjatë e të hollë, të mbuluar me luspa të mëdha ngjyrë hiri të mbyllur në kurriz e ngjyrë argjendi në anët, i cili ka mish të shijshëm. Luspat e qefullit. Zuri shumë qefuj.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta që tregojnë lloje të ndryshme peshqish. Qefull buzëmadh (lat. Oedalechilus labeo) lloj peshku në familjen e qefullit, i cili gjendet në Atlantikun Lindor, në detin Mesdhe. Qefull i dimrit (lat. Chelon labrosus) peshk i zakonshëm i brigjeve të cekëta që i lëshon vezët e tij në dimër; qefull gri. Qefull i verës (lat. Mugil cephalus) qefull gri me kokë të sheshtë e me peshë maksimale 8 kilogram; cumër. Qefull i vjeshtës (lat. Chelon ramada) qefull me kokë të shkurtër e buzëhollë, me trup të zgjatur e të ngjeshur anash, që i lëshon vezët në det, afër bregut, midis muajve shtator-shkurt.
✱Sin.: cumër, gushtak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë