Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZËPLÁSUR mb. 1. Që i ka buzët të çara, buzëçarë, buzëprerë. Buzëplasur nga vapa e madhe.
2. fig. Që ka hequr shumë në jetë, që s’i qesh buza nga vuajtjet, i hidhëruar; si mallk. që i plastë buza! Me lot në sy e buzëplasur. Më mirë i varfër e i lumtur, sesa i pasur dhe buzëplasur. (fj. u.).
3. I dëshiruar për diçka, buzëpjekur. Shkoi i malluar e buzëplasur.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 2, 3 të mbiemrit. Seç më plase buzën moj, / O moj buzëplasur. / Ka nja dy-tri ditë moj, / Që nuk më je qasur. (folk.). Qafëthyeri gjen buzëplasurin. (fj. u.).
✱Sin.: i pikëlluar, i djegur, i përvëluar, i shumëvuajtur, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëshkrumb, buzëqarë.
PIKËLLÚAR (i, e) mb. Shumë i hidhëruar, i helmuar. Prind i pikëlluar. Nënë (motër) e pikëlluar. Ishte shumë i pikëlluar (nga vdekja e nënës). Qante e pikëlluar.
✱Sin.: i pikërruar, i pikët, i brengosur, i hidhëruar, i helmuar, i helmatisur, helm, i helmët, i athëtuar, i vrerosur, vrer, i shastisur, i dëshpëruar, i plagosur, i plasur, pikërënë, zemërplagosur, zemërvrarë, zemërplasur, zemërpërvëluar, zemërbrengosur, zemërdjegur, zemërndrydhur, zemërthyer, zemërnxirë, zemërsfilitur, zemërzhuritur, shpirtvrarë, shpirthelmuar, shpirtplagosur, shpirtbrengosur, shpirtzbrazur, i mjeruar, buzëplasur, buzëçarë, buzëqarë, buzëdjegur, buzëpërvëluar, buzëpjekur, buzëvrer, buzëkyçur, kokulur, i trishtuar, i rrushkulluar, i tronditur, i zhuritur, i vrarë, i vrertë, i lënduar, i djegur, i përvëluar, i shajtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë