Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUZÁÇ,~E mb., shpërf. 1. Që i ka buzët të trasha e të shëmtuara, buzëpërveshur. Djalë buzaç. U dëgjua zëri i fshatarit buzaç. Qen buzaç.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit.
✱Sin.: buzëtrashë, buzëpërveshur, buzak, buzuk, buzëpërthyer, buzëjashtë, buzarak, buzëviç, buzëderr, buzëthi, bucunjar.
BUZÓÇ,~E mb. 1. keq. Buzaç. Njeri buzoç e hundaç.
2. fig. Që i ka varur buzët nga mërzitja a nga ndonjë pakënaqësi. Fëmijë buzoç.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: buzëpërveshur, buzëpërthyer, buzëjashtë, buzel, buzëderr, buzak, buzan, buzarak, buzëthi, buzuk, bucunjar, buzëtrashë, i mërzitur, buzëvarur, buzëlëshuar, qejfprishur, i zemëruar, hundëvarur, turivarur, i pakënaqur, qejfmbetur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë