Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buton”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUTON
DYZUES

DYZÚES,~E mb. 1. shërben për të dyfishuar; që ka dy pjesë, dy funksione, apo dy vlera ngjashme. Buton dyzues. Maskë dyzuese. Sistem dyzues për rritjen e fuqisë.
2. shpreh dyzim a lëkundje. Tension dyzues. Aspekte dyzuese.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. Dyzues sinjali. Dyzuesi në sistemin elektrik. Dyzuesit semantikë.

MBËRTHYESHËM

MBËRTHÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb.mundmbërthehet; i mbyllshëm; i kopsitshëm; kund. i pambërthyeshëm. Çantë me butonmbërthyeshëm. Dorezë e mbërthyeshme. Rripambërthyeshëm. Xhaketë me kapësembërthyeshme. Kontaktor i mbërthyeshëm magnetik.

POTENCIOMETËR

POTENCIOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~AT 1. fiz. Instrument për matjen e voltazhit, instrumentpërdoret si ndarës i tensionit ose si rezistencë e ndryshueshme.
2. Rezistencë e kontrolluar me buton, që shërben për rritjen ose uljen e fuqisë a të vëllimitzërit në një radio, televizor etj.

PULLË

PÚLL/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT 1. Kopsë. Pulla fildishi. Pullat e palltos (e xhaketës, e këmishës, e pantallonave). Mbërtheu pullat. Iu këput pulla.
2. tek. Buton. Pulla e ziles elektrike. Pullat e fizarmonikës.
3. Koka (e gozhdës). Pulla e gozhdës.
4. Copë stofi, sa një kopsë e rrumbullakët, që i vihet dyshekutshumë vende, nga lart e nga poshtë, për të mbajtur leshin a pambukun që të mos lëvizë. I qepi dyshekut pullat.
5. Arnë në një rrobë a veshje; arnëkëpucë, mballomë.
6. Copë letre katërkëndëshe, me një figurë dhe me emrin e shtetitshtypur në të, që shitet me një çmimcaktuar zakonisht nga zyrat postare për t’u ngjitur mbi një letër, mbi një kartolinë, mbi një dokument, mbi një pako etj. që të tregohet se pagesa për shërbimin është kryer. Pullë poste. Pullë monopoli. Seri (koleksion) pullash. Album pullash. Mbledh (mban) pulla. I vuri pullën.
Sin.: kopsë, buton, komçë, follë, arnë, mballomë, kilzë.
M’u pullë (dikush) përb. m’u ngjit, m’u qep dhe nuk më ndahet; m’u rrodhe; m’u ferrë. Pullë poste tall. njeri i ngjitur, që të qepet pas e s’të ndahet. S’ia vë për pulle (dikujt) nuk e përfill fare, s’dua t’ia di për të.

TABULATOR

TABULATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. tek. Mekanizëm i një makine shkrimimundëson radhitjen e tekstitkolona, ndarjenrubrika etj.
2. kompj. Tastierë kompjuteri a butonrendit shkronjat në një kolonë.

TAST

TAST,~I m. sh. ~E, ~ET muz. 1. Secila nga elementet e një vegle muzikore, që shtypet me gisht për të nxjerrë tingull; pjesë e ndarë me petëzabishtin e disa veglave muzikore me tela. Tastet e pianos (e fizarmonikës, e organos). Tast i zi. Tast i bardhë. Tastet e zeza (e bardha). Tast abanozi. Tast fildishi.
2. tek., vjet. Dorezë me kokëaparatin mors, së cilës i mëshohet për të dhënë shenjëalfabetittelegrafi; sumbull.
3. tek. Prekël, sumbull, butonmakinën e shkrimit a në një aparat, në një pajisje elektronike etj., që shtypet me gisht për ta vënëpunë. Tastet e makinësshkrimit. U bie tasteve. Shtyp tastin. Tastet e kompjuterit, tastet e telekomandës.
Sin.: dorezë, sumbull, prekël, buton.

ZILE

ZÍL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Mjet prej tunxhi, si kambanë fare e vogël dhe me gjuhëz, që nxjerr tinguj dhezakonisht u varet bagëtiveqafë, acare; tingullinxjerr ky mjet. Zilet e kopesë. Tingëllimat e zileve. Rrethi i ziles. Zile dyjare dy zilefutura njëra brenda tjetrës. Zile trijare tri zilefutura brenda njëra-tjetrës. Bien (dëgjohen) zilet. I vënçin zilet! (mallk.) u turpëroftë! Ftujkëzë bardha me zile, / Rrugësmalit kur vije. (folk.). Ku mërzen cjapi me zile. (folk.). Kur ta varësh zilen, duhet t'i biesh. (fj. u.). Si shehu me zile, që ditën trembej nga mizat e natën hante buaj. (fj. u.). Nuk blihetparë zilja, pasandaj lopa. (fj. u.). Vdekja nuk vjen me sëpatëdorë, as me zile e me këmborë. (fj. u.).
2. Mjet prej metali, në trajtë koni e gjysmërruzulli, që punon me kurdisje, me rrymë elektrike etj., nxjerr tingujnjëpasnjëshëm dhe përdoret për të lajmëruar dikë; tingullinxjerr ky mjet. Zile elektrike. Zile biçiklete. Zilja e telefonit. Zilja e derës. Zile me buton. Butoni i ziles. Zilja e mësimit (e pushimit). Orë me zile. Ra zilja. I bie ziles. E kam vënëzile.
3. muz., vet. sh. Çapare, tingëza. Vallja e zileve. U bie zileve.
Sin.: acare, çapare, tingëza, lingë, cingëlimë, cingëliqe, çokale.
*Derr me zile përb. *Gjarpër me zile keq. S’është *cjap për atë zile (dikush). Ka zilemadhe (dikush). 1. Ka autoritet e i shkon fjala; ka në dorë diçka e ka fuqi ta zgjidhë. 2. Është zemërmadh, është bujar. S’më lënë zilet e miadëgjoj këmborët e botës kam mjaft halle vetë dhe s’kam mundësimerrem me hallet e të tjerëve. Pesë *dhi gjashtë zile. I var zilen ariut (dikush) shaka. është trim i madh, nuk merr parasysh asnjë rrezik; hahet me arium. I varën zilen (dikujt). 1. I ngarkuan një punë a një detyrërëndësishme, i dhanë një përgjegjësi; i varën këmborën. 2. keq. E nxitën, e shtynë, e kurdisën për diçka. 3. iron. E tallën, e bënë qesharak, e turpëruan; i varën këmborën; i varën (i vunë) teneqenë. I vë miut zile (dikush) trillon gjërapaqena, shpif e përhap fjalë për gjëra që s’kanë ndodhur kurrë. I vë pleshtit zile (dikush) e fryn shumë diçkavogël; vë re edhe cikërrimat, merret shumë me to dhe i zmadhon tej mase; i vë pleshtit fre; e bën mizën (pleshtin) buall; e bën qimen tra.

ÇINSTALIM

ÇINSTALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Veprimi kur çinstaloj diçka ose kur çinstalohet; kund. instalim. Çinstalimi i sistemit të referencave. Do të shihni një buton për çinstalimin e programit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.