Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Bymej një enë druri duke e vënë në ujë a duke e mbushur me ujë, mbufat. Butoj vozën që të mos rrjedhë.
2. kal. Zë vrimat e një ene etj.; mbush, vulos. Butoj damixhanën. Butoi vrimat e fuçisë.
3. jokal., vet. v. III Zbutet nga uji (zakonisht për tokën). Butoi ara.
4. kal. Zmadhoj vëllimin e një trupi duke e nxehur etj. Butoj në zjarr rrethin e hekurt.
✱Sin.: bymej, mbufat, zmadhoj, fryj, ënjt, rrit, mbush, vulos.
ZHULÁT (ZHULÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E zbut dhe e shtyp zhukën, gjineshtrën etj., që të dridhet e të epet lehtë dhe të mos këputet (kur bëjmë litarë, kanistra etj.). Zhulatin zhukën (xunkthin).
2. E rras a e ngjesh dikë në një vend; zhyt (në ujë, në llucë etj.). E zhulati kokën në ujë. E zhulati pas murit. Ia zhulati kokën në përrua.
3. bised. E zhdëp dikë me të ngrëna, e dend. E zhulati me bostan.
4. fig., bised. E rrah keq dikë, e zhdëp, ia bëj kurrizin më të butë se barkun. E zhulati me shkop.
✱Sin.: zbus, butoj, zhys, fus, rras, zhdëp, ngjesh, dend.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë