Fjalori

Rezultate në përkufizime për “buthtohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHFAQEM

SHFÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem i dukshëm paratjerëve, dal, dukem; kund. fshihem. U shfaq një ylber. Ai u shfaqgaleri me gruan e re. Përpara syve na u shfaq një luginë e bukur. Ajo u shfaq papritur. Nga m’u shfaqe përpara? Ajo nuk është shfaqur prej kohësh. Në makinë u shfaqën kokat e tyre. U shfaqën me të njëjtat rroba. U shfaqlargu.
2. vetv., vet. v. III Shihen shenjat e para, fillonveprojë; del në pah, shihet qartë, zbulohet. Sëmundja shfaqet me temperaturëlartë. U shfaqën kërkesareja. U shfaqën simptomat e parasëmundjes. Shfaqet me tërë forcën e vet. U shfaq edhe mendimi saj. Lufta u shfaqhorizont. U shfaq prirja e saj për art. Disa rrymareja u shfaqënletërsi.
3. vetv. Shpërfaqem paratjerëve, shprehem duke treguar atë që ndiej a mendoj; tregohem, dukem. Shfaqem i pakursyer për diçka. Shfaqem haptazi. Nuk shfaqet ai njeri. Zemra nuk shfaqet. Shfaqem i gëzuar (i mërzitur). U shfaq i emocionuar.
4. vetv., vet. v. III bëhet sikur e shikoj (në ëndërr), më fanitet si një vegim. M’u shfaq babaiëndërr. Nuk më është shfaqur akomaëndërr. M’u sikur m’u shfaq hija e tij.
5. vetv. Paraqitem paratjerëve për atë që jam, tregohem. Nuk u shfaq si shoqja e tyre. Nuk u shfaq si e bija.
6. pës. e SHFAQ. U shfaqën disa ide nga klasa e parë. U shfaq drama e re nga trupa e të rinjve. Filmi i ri u shfaqkinema.
Sin.: dal, dukem, gjendem, përfaqem, shpërfaqem, jepem, duket, këndohet, shprehet, pasqyrohet, buthtohem, tregohem, rrëfehem, shihet, zbulohet, kuptohet, këndohet, krijohet, përshenjet, përftohet, sajohet, paraqitet, fanitet, përhihet, shpifet.

ZBULOHEM

ZBUL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. hiqet ose me ngrihet mbulesa, veshja a mbështjellja dhe dalshesh; zbuloj veten; kund. mbulohem. U zbulua fëmija. Zbulohet shpeshgjumë.
2. fig., vetv., kryes. v. III Shfaqet, duket, delshesh, del hapur, bëhet i njohur (një veprim, një synim, një e dhënë etj. ose dikush). U zbulua menjëherë. - Mos u zbuloni pa urdhër! Më në fund u zbulua edhe ai foli, tha ato që dinte.
3. vet. v. III I hiqet dheu që e ka mbuluar, zbathet rrënja e një bime.
4. pës. e ZBULÓJ. Përmendorja u zbulua nga një vajzë e vogël. U zbulua një varr i lashtë. U zbuluan rezervamëdha. U zbuluan boshllëqet (dobësitë, të metat). U zbulua komploti. Ligjet e fizikës janë zbuluar nga Njutoni. Gjithë ato punëjanë për t’u qortuar, zbulohen nga drita.
Sin.: zhvishem, çmbështillem, buthtohem, zgaqem, shpërfaqet, njihem, dukem, përfushem, diktohem, pikasem, lakuriqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.