Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARRÇ,~IIII m. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Gryllus gryllotalpa, Gryllotalpa gryllotalpa) Kafshë gjitare mishngrënëse, me trup të vogël e me turi të zgjatur, me qime të gjata, të ashpra, të murrme në bark e më të çelura në kurriz, që e bën strofkën thellë në dhe; dosëza e dheut, doska e dheut.
✱Sin.: dosëz, dosëbalë, bushtër, bushtërz, bexhek, vjedull.
BISHTDRÉDHUR mb. 1. Me bisht të dredhur. Kec bishtdredhur.
2. përçm. Që shkon me të tjerë, e përdalë (për femra). Grua bishtdredhur. Femra bishtdredhura.
✱Sin.: kurvë, prostitutë, putanë, zuskë, lavire, bishtlëvizur, bishtlëshuar, e përdalë, e lëvizur, bushtër, buçe.
BRIMÁDH,~E mb. 1. Që i ka brirët të mëdhenj. Ka brimadh. Lopë (dhi) brimadhe.
2. vet. f., fig., përçm. Që bën turpe, e përdalë, bishtdredhur; që nuk i qëndron besnike burrit (për gruan); lavire, bushtër.
3. vet. m., fig. Brinar. Kullurjotë brimëdhenjtë. (folk.).
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: banerë, bushtër, kuçkë, lavire, lushë, dosë, dosare, thineshë, gore, zuskë, kurvë, putanë.
BUSHT/ËR,~RAI f. sh. ~RA, ~RAT 1. Femra e qenit, buçe, shakë. Bushtër tinëzare. Leh si bushtër. Kjo bushtër duket e frikshme. Ia hoqi zinxhirin bushtrës. Bushtra që nxiton shumë, pjell këlyshë të verbër. (fj. u.). Bushtra vetëm këlyshët e saj lëpin. (fj. u.).
2. fig., shar., bised. Grua që s’mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë, e përdalë, bishttundur, bishtdredhur; grua llafazane e ngatërrestare. Bushtër e vjetër (bishtdredhur). Bushtër e keqe dhe e pabesë. Ishte një bushtër që s’e kishte shoqen në fshat! - Cila bushtër të polli ty, Zarik? Po të jesh bushtër, qentë do të mbledhësh. (fj. u.).
3. mit. Qenie e përfytyruar si kuçedër, që sipas besimeve popullore villte zjarr e rrufe.
4. (lat. Gryllus gryllotalpa) zool. Dosëz. Bushtra ha rrënjët e domates.
✱Sin.: buçe, bushtërz, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, dragua, flokështrigë, përbindësh, dosë, arrç, baldosë, dosëz.
♦ *Bishti i bushtrës përb. vulg.
►BUSHTËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. fig., vetv. Egërsohem, tërbohem; dëshpërohem.
2. vetv. Bastardohem, zvetënohem.
3. pës. e BUSHTËRÓJ.
BÚÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Bushtër. Buçe e zezë. Ia hoqi zinxhirin buçes. Buçes, po s’e luajti bishtin, s’i ngjiten qentë prapa. (fj. u.).
2. Femra e ujkut; ujkonjë.
3. fig., keq. Organ i të folurit te njeriu, i vështruar si shprehës i mendimeve e i ndjenjave; gojë. - Mbylle buçen! - Mos e hap kaq shumë buçen!
4. shar. Grua e pandershme, femër e përdalë. Është një buçe që s’ia gjen shoqen.
5. Pjella femër e lopës, viçe, mështjerrë (mëshqerrë). Buçe motake. Mish buçeje. E lëshon buçen të kullosë.
✱Sin.: bushtër, shakë, kuçkë, meçkë, lushë, lutë, gore, ujkonjë, gjuhë, sqep, tytë, zdërre.
DÓS/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Femra e derrit. Dosë e majme. Dosë race. Polli dosa.
2. fig., mospërf. Grua me trup të shëndoshë dhe zakonisht të trashë.
3. fig., keq. Grua shumë kokëfortë.
4. fig., shar. Grua a vajzë e pandershme, bushtër.
♦ Sa të hajë *derri dhe dosa. Hiq dosën dhe vër derrin tall. e njëjta gjë, e njëjta punë, po njëlloj, pa asnjë ndryshim; hiq e vër atë vetë; si lehu, si bëri ham bised.; jo bathë, po fasule. Hyn *derri e dosa (diku) keq. *Tym dose.
HALLÁJK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ajo që merret me pastrimin dhe ruajtjen e higjenesë së një vendi, mjedisi të caktuar kundrejt një pagese, shërbëtore, skllave.
2. keq. Ajo që nuk gjykon e vepron thellë e drejt; që vepron pa mend në kokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që vepron; mendjelehta, e përcipta, e cekëta.
3. keq. Femër e përdalë, lavire, kurvë.
✱Sin.: shërbëtore, pastruese, hyzmeqare, skllave, mendjelehtë, e përciptë, e cekët, fyçkë, fyryfyçkkë, mendjefyçkë, mendjepulë, lavire, e përdalë, kurvë, kuçkë, bushtër.
JÁFT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET krahin. Bushtër me qime të kuqërremta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë