Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUSHLÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Fshikë me ujë që bëhet në lëkurë, flluskë, fulltakë. E dogji dorën e iu bënë bushliqe. M’u ngrit një bushliqe.
2. kryes. sh. Puçrra të vogla që dalin në trup nga vapa, vapore, vapje. Bushliqet e lëkurës.
3. Fshikë mëndafshi, mëshikëz. Bushliqe mëndafshi.
4. Fshikë që lëshon vidhi në trajtë gjethesh.
✱Sin.: flluskë, fulltakë, vapore, vapje.
FLLÚSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Bulë ajri a gazi, që ngrihet në sipërfaqen e një lëngu kur zien ose kur tundet; bulë lëngu që ka ajër ose gaz brenda; një bulë e tillë në sipërfaqen e diçkaje. Flluskë uji. Flluskë ajri. Flluska sapuni. Nxjerr (lëshon) flluska. Formohen flluska.
2. Fshikë në lëkurë e mbushur me ujë a me një lëng si të verdhë, që shkaktohet zakonisht nga djegia ose nga një sëmundje; puçërr me ujë a me qelb. Iu bë një flluskë. U mbush me flluska.
3. anat. Organ a pjesë e butë e një organi, si qeskë e vogël e mbushur me lëng ose me ajër, hojëz; fshikëza e peshkut. Flluskat e mushkërive. Flluskat e peshkut.
4. bot. Sëmundje e bimëve, që ua fryn këtyre gjethet dhe ua bën si fshika. Gjethet i kapi flluska.
5. fig. Plan, mendim, ide a shpresë që nuk ka baza të shëndosha e nuk mund të plotësohet dhe që zhduket a shuhet menjëherë. E gjitha qe një flluskë.
✱Sin.: bulë, lylë, buburiskë, fshikë, fshikëz, hojëz, fulltakë, pufkë, pofkë, buzhelë, bushliqe, shluk, gavole.
♦ Flluskë sapuni mospërf. diçka pa vlerë ose pa baza, që zhduket shpejt e pa lënë gjurmë, diçka që nuk zgjat shumë. Bëhem flluskë dobësohem shumë; ligem fare. Lëshon flluska (dikush) tall. thotë fjalë boshe, flet kot.
PÚÇ/ËRR,~RRA f. sh. ~RRA, ~RRAT 1. Koqe e vogël, zakonisht e mbushur me qelb ose me ujth, që del në lëkurën e njeriut a të kafshëve; fshikëz. Puçërr me qelb. I doli një puçërr. U mbush me puçrra. Puçrra e zezë (e keqe) (mjek., veter.) plasja.
2. kryes. sh. bised. Kokrrizë në sipërfaqen e diçkaje. Dardhë me puçrra. Vezë me puçrra.
✱Sin.: pupërr, koqëz, koqe, fshikë, fshikëz, flluskë, vapore, kakushë, kukunj, kukunjaz, argoshë, dregë, dregëz, bulë, bushliqe, buzëz, kokrrizë, obrokth.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë