Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BURRACÁK,~E mb., keq. Që s’ka guxim, që ka shumë frikë e s’e fsheh dot këtë, frikacak; që shpreh frikë; kund. trim. Është burracak e i pabesë. Qëndrim burracak. Ndërgjegje burracake. Në mënyrën më burracake. Ky është burri më burracak.
✱Sin.: burrec, frikacak, frikac, frikakeq, frikaman, frikanjos, frikash, frikës, i paburrë.
BURRACAKËRÍSHT ndajf., keq. Si burracak, me burracakëri. U hakmor burracakërisht. Veproi burracakërisht.
BURRÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Njeri frikacak, që s’ka guxim, burracak. Burreci, mburraveci. (fj. u.).
2. Burrac1.
3. fig., keq. Burrë i pavlerë, burrë i keq e pa karakter, ligaç. - Ah, çfarë burreci! I doli boja burrecit.
✱Sin.: burracak, burrac, frikacak, frikakeq, frikaman, frikës, lepur, shpirtkeq, shpirtlig, shpirtkazmë, shpirtkrimbur, barkkeq, sprijë, ladut.
DACKANÁR,~E mb., bised. 1. I goditur me dacka, i rrahur.
3. I lig, i mbrapshtë, i prapë, i paudhë, ters, noksan, nopran, i padëgjueshëm, i pabindur, kokëfortë. Hajdut e dackanar.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: frikacak, burrac, tutës, burracak, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë, i mbrapshtë, i prapë, dalëfarësh, ters, çapraz, noksan, nopran, xanxar, i paudhë, i padëgjueshëm, i pabindur, i pashtruar, kokëfortë, rebel.
FRIKANÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Frikacak. Vrapimi i frikanacit.
✱Sin.: frikacak, frikac, frikaman, frikanak, frikanjos, frikash, frikës, tutës, trembëlak, burracak, shpirtpaktë, zemërlëshuar, zemërlepur, shpirtlepur, zemërpulë, lepur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë