Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTENTICITÉT,~I m., libr. 1. Të qenët i vërtetë, i saktë, i besueshëm; vërtetësia e një objekti, e një veprimi apo e një përvoje që përputhet me origjinën e vërtetë dhe që nuk është e rrejshme, e falsifikuar ose e ndryshuar. Autenticiteti i ndjenjave njerëzore. Autenticiteti i objektit. U dëshmua autenticiteti i dokumentit. Ka autenticitet të plotë.
2. filoz. Të jetuarit në përputhje me vlerat, me besimin dhe me identitetin personal pa u ndikuar nga pritshmëritë apo standardet e jashtme. Autenticiteti i tij nuk vihet në dyshim.
3. art. Vërtetësia e një vepre artistike ose shkencore e dëshmuar se është krijuar nga autori ose artisti që pretendon të jetë i vërteti. U zbulua autenticiteti i pikturës. Autenticiteti i ideve të autorit.
✱Sin.: vërtetësi, saktësi, besueshmëri, burimësi, origjinalitet, njëjtësi, siguri, ligjësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë