Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARRÉST,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Paraburgim, ndalim, mbajtje e përkohshme nën rojë e një personi nga autoritetet ligjore, zakonisht nga policia, për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi ose të shkeljes së ligjit; ndëshkim disiplinor për ushtarakët, duke i mbajtur të mbyllur në një vend për një kohë të caktuar. Është në arrest me burg. Arrest disiplinor. Arrest kazerme. Mban (vë) në arrest. Caktoi arrest. Arrest legal. U krye arresti. Vendosja në arrest.
2. Masë ligjore që ndërmerret për të siguruar që një person do të paraqitet përpara drejtësisë, që të mos arratiset dhe të mos pengojë hetimet. Arrest shtëpie. Masë e arrestit shtëpiak. Arrest me burg.
✱Sin.: paraburgim, burgim, burgosje, ndalim, arrestim, ndëshkim.
ARRESTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Procedurë ligjore e ndalimit ose e kapjes së një a më shumë personave nga autoritetet ligjore, zakonisht policia, për arsye të dyshimit për kryerjen e një vepre të dënueshme ligjore; arrest. Arrestim në përputhje me ligjet. Arsyet e arrestimit. Vendimi i arrestimit. Arrestim i ekzekutuar. Procedura e arrestimit. Arrestime në masë. Arrestimi i keqbërësit. Bënë arrestime. Arrestim për kanosje.
2. Masë ligjore në sistemin e drejtësisë penale, që ka për qëllim sigurimin e personit të dyshuar për t’u përballur me drejtësinë. Arrestim nën vëzhgim (nën mbikëqyrje).
✱Sin.: paraburgim, burgim, burgosje, ndalim, prangim, ndëshkim.
ZHBURGÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur zhburgos dikë; nxjerrja a i lirimi nga burgu të dikujt; kund. burgosje. Zhburgosja e të përndjekurve politikë. Besonte në zhburgosjen e të birit. Nuk kishte arritur as të pyeste se ç'ishte kjo zhburgosje. Ai nuk është qytet i mbyllur që kërkon çelësin e zhburgosjes së tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë