Fjalori

Rezultate në përkufizime për “burdullak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURDULLAK

BURDULLÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. (lat. Gobius paganellus) Peshk deri dymbëdhjetë centimetër i gjatë, i zi me pikabardha, me fletën e kurrizit si gjemb e pa luspa rreth qafës, që gjendet zakonishtujërat e cekëta të Atlantikut Lindor, të Mesdheut dheDetit të Zi.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa nga llojet e këtij peshku. Burdullak bari (lat. Zosterisessor ophiocephalis) burdullak deri njëzet e pesë centimetra i gjatë, me luspakokë, me lëkurëjargëzuar e me fletë notuese përgjatë kurrizit, që gjendet me shumicëujërat e brigjeve të Adriatikut, në laguna dhedelta lumenjsh. Burdullak gojëkuq (lat. Gobius cruentatus) burdullak deritetëmbëdhjetë centimetra i gjatë me pullakuqe përqark gojës dhe me jeshile nëpër trup, i përhapurujërat e cekëta pranë brigjeve të Atlantikut Lindor dhe të Mesdheut. Burdullak lumi (lat. Neogobius fluviatilis fluviatilis) burdullak deridhjetë centimetra i gjatë me trupin ngjyrë kafeçelët ose të përhimë, që hasetujërandenjura, të ëmbla e të kripura. Burdullak i zi (lat. Gobius niger) burdullak deritetëmbëdhjetë centimetra i gjatë, me trup të zi e me flatra rrezore, i përhapurujërat e Atlantikut Lindor, të Mesdheut dheDetit të Zi.

RRELL

RRELL,~I m. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Gobius paganellus). Burdullak. Luspat e rrellit.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.