Fjalori

Rezultate në përkufizime për “burbull”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURBULLON

BURBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Digjet me flakë e duke kërcitur, brambullin. Burbullon zjarri në vatër. Si një këmbanë e stërmadhe që burbullon me lemeri.

FTUA

FTÚA, FTÓI m. sh. FTONJ, FTÓNJTË 1. bot. (lat. Cydonia oblonga, C. vulgaris, Pyrus cydonia) Pemë frutore e viseve të ngrohta, me gjethe vezake e me push në anën e poshtme, me lule të bardheme, që bën kokrra të verdha, të mëdha, të mbuluara me pak push e me erë të këndshme; kokrrat e kësaj peme që hahen të freskëta ose përdoren për të bërë reçel etj. Lule ftoi. Reçel ftoi. I verdhë si ftua.

2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme ftonjsh. Ftua i egër (lat. Cotoneaster intergerrima) burbull. Ftua japonez (lat. Chaenomeles japonica, C. speciosa, Cydonia japonica, Pyrus japonica). Ftua kinez (lat. Chaenomeles sinensis, C. cathayensis, Cydonia cathayensis, Pseudocydonia sinensis).

U ftuafytyrë (dikush) shih u dyllëfytyrë (dikush). Pret ftoin (kumbullën) për t’i lëshuar (për t’i bërë) hije kungullit (dikush) keq. shih prish shtëpi e bën kasolle (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.