Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGJËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ET 1. Heqje dorë nga gjithë ushqimi a nga ushqime të caktuara, e ndonjëherë edhe nga pijet, për një kohë të caktuar. Ditë agjërimi. Mbaj agjërim. Agjërim me ndërprerje nuk ha për një numër të caktuar orësh gjatë ditës.
2. fet. Heqje dorë nga ushqimi ose kufizim në ushqim a në pije për arsye fetare; kreshmë. Nis agjërimin. Agjërim i gjatë. Javë agjërimi. Muaji i agjërimit. Prish agjërimin. Me agjërim në gojë nuk vë gjë në gojë.
♦ Prish agjërimin bëj diçka që e kisha lënë a që e kisha të ndaluar; burbuletem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë