Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bunishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUNISHTË

BUNÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Stanbjeshkë ku janë ngritur bunet e barinjve gjatë shtegtimit të bagëtisë; vendbjeshkë me tëbana, tëbanishtë.
2. Vend ku hidhet plehu; plehërishtë. bunishtëplehut.
3. vjet., shar. Sharje për një grua që nuk vishet mirë e sillet keq me të tjerët. - E, moj, bunishta e dreqit! (folk.).

STAN

STAN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin, i ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër. Fshatarët i çuan bagëtitëstanet verore gjatë stinësnxehtë. Barinjtë rrininstane për disa muaj. Produktet e stanit i dërgoninfshatkarrocë. Qeni i stanit vigjilonte gjatë gjithë natës.
2. Banesë verore përdhesebjeshkë e ndërtuar me mur të thatë dhe e mbuluar me dërrasa pa gozhdë ose me lugjegjata drurivendosura një mbarë e një mbrapsht, si tjegullat; në fundstinës, stani zbulohet që të mos e rroposë bora. Ndërtuan një stanbjeshkë për të veruar bagëtia.
3. Tufa e dhenve; kope, grigjë. Barinjtë e vunë përpara stanin dhe u drejtuan për në mal.
4. Ndërtesë e vogël me mur a lëndë druri, që përdoret për gjënë e gjallë, bar etj. I çuan bagëtitëstan dhe u nxorën ushqimin e ruajtur.
5. fig. keq. Grup a kamp armiqësor. Stan banditësh. Anëtarët e stanit rebel.
Sin.: tufë, bunishtë, bun, vathë, mandër, mashën, nome, grup, kamp, bylyk, vatër, grumbull, mori.
Ai stan atë bulmet ka mospërf. pasojat do t’i kesh sipas rrugëszgjedh; nga diçka e keqe mos prit ndonjë gjë të mirë; dihen rrjedhojat, mos prit gjë tjetër. Ruan katër stane (dikush) është shumë i zoti, përballon çdo vështirësi, ia delçfarëdo situatë; bën atë që s’ta pret mendja; bën stan me dhen e me qen; nxjerr dy lëkurë nga një berr (nga një dele). Stan me lepuj tall. grumbull njerëzishpaaftë a të papërshtatshëm për një punë, që nuk ngulen në një vend, që nuk bashkohen dot e nuk përqendrohen për të bërë diçka; diçka krejt e pamundshme; thes me pleshta. Zbulon (prish) *shtëpinë për të mbuluar stanin (dikush)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.