Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÚJG/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Quercus macedonica, Q. trojana) Lloj qarri i gjatë deri njëzet e pesë metra, me lëkurë të murrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë; qarr i kuq. Tra (dërrasë) bujgri. Lende bujgri. Bujgra trevjeçare.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për llojet e këtij druri. Bujgri i ashpër (lat. Quercus conferta) bungëkeqja.
✱Sin.: qarraz, qarrabutë, bungëbutë, bungëleshe, butishtë, butëz, bungëkuq.
BUNGËBÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Quercus lanuginosa) Lloj bungu njëzet-tridhjetë metra i lartë, me lëkurë të plasaritur e me push, me gjethe vezake dhe me lende më të vogla se të bungut, që, kur bien, e lënë kësulën në degë; bungë e butë, lis i butë. Dru bungëbute. Lendet e bungëbutës. Pyll bungëbute.
✱Sin.: qarraz, bujgër, bungëleshe, butishtë, qarrabutë, butëz, bungëkuq, qarrazi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë