Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bungëbutë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUJGËR

BÚJG/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Quercus macedonica, Q. trojana) Lloj qarri i gjatë deri njëzet e pesë metra, me lëkurëmurrme, me gjethe vezake e të dhëmbëzuara si të lisit dhe me dru të fortë; qarr i kuq. Tra (dërrasë) bujgri. Lende bujgri. Bujgra trevjeçare.
2. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojet e këtij druri. Bujgri i ashpër (lat. Quercus conferta) bungëkeqja.
Sin.: qarraz, qarrabutë, bungëbutë, bungëleshe, butishtë, butëz, bungëkuq.

BUNGËLESHE

BUNGËLÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. Bungëbutë.

BUTISHTË

BUTÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bungëbutë.

BUTËZ

BÚTËZ,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bungëbutë.

BUÇINË

BUÇÍN/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Quercus pubescens; Quercus lanuginosa) Bungëbutë.

QARR

QARR,~I m. sh. ~E, ~ET bot. 1. (lat. Quercus cerris) Lloj dushku i familjes së ahoreve me trungtrashë e të gjatë, me lëvoreerrët, me gjethe vezake e që bën lendemëdha. Gjethe qarri. Lis qarr. Qarri i malit.
2. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme drurësh. Qarr i zi bujgër; qarraziu. Qarr i kuq. Qarri i bardhë. Qarri i egër. Qarr i leshtë bungëbutë. Qarri amerikan. (lat. Juglans nigra) pemë e familjes së arrorëve, e njohur si arra e zezë amerikane. Qarri i bardhë. Qarri i egër. Qarri i tapës. Qarri magjyp. Mos u si qarri magjyp, që s’i hynpunë askujt (fig.).
Kur të bëjë qarri arra! iron.

QARRABARDHË

QARRABÁRDH/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT, bot. Lloj lisi i lartë; bungëbutë, bujgër. Qarrabardhat mbuluan gjithë shpatin.

QARRABUTË

QARRABÚT/Ë, ~I m. sh. ~A, ~AT bot. Bungëbutë. Qarrabutë hijerëndë.

TËBUTË

TËBÚT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Bungëbutë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.