Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAÇÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Gruaja që merret me përgatitjen e bulmetit, bjeshkëtare, bulmetore. Baçicë stani. Ku mblidhen shumë baçica, djathi mbetet pa u zënë. (fj. u.). Kush e ka nënën baçicë, s’e ha bukë thatë. (fj. u.).
2. arb. Amvisë, zonja e shtëpisë. Hyri macja e bëri baçicën hyri macja e u bë zonjë shtëpie. Ka ndërruar baçica ka ndërruar puna, janë të tjerë njerëz. Baçica e mirë - nderi i konakut. (fj. u.).
✱Sin.: amvisë, bjeshkëtare, bulmetore.
BULMÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që jep shumë qumësht, qumështore (për lopët, delet, dhitë etj.), bulmetore. Lopë (dele, dhi) e bulmetshme.
2. Që është bërë me shumë bulmet; i yndyrshëm. Qumështor i bulmetshëm. Gatesë e bulmetshme.
3. Që ka mjaft lëng e është i shijshëm. Pemë e bulmetshme.
4. fig., bised. Që sjell fryt e dobi, frytdhënës, i bereqetshëm. Punë e bulmetshme. Veprim (bashkëpunim) i bulmetshëm. S’ishte aq i bulmetshëm sa e kërkonim. Paraja me djersë është e bulmetshme. (fj. u.).
✱Sin.: bulmetore, qumështore, i yndyrshëm, i mëlmyer, i yndyrtë, i lyrshëm, i bulmuar, i mëlmyeshëm, frytdhënës, i bereqetshëm, i frytshëm, i dobishëm, i bukshëm.
QUMËSHTÓR,~EI mb. 1. Që jep shumë qumësht, që ka shumë qumësht; prodhimtare, bulmetore. Dele qumështore. Lopë qumështore lopë gjiri. Kullotë qumështore kullotë e pasur.
2. Që ushqehet vetëm me qumështin e gjirit, që nuk ka filluar ende të ushqehet vetë. Qengj qumështor qengj thithës. Gica qumështorë.
✱Sin.: prodhues, produktiv, i ushqyeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë