Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BULLÍZ/ËM,~MI f. sh. ~A, ~AT (ang. bullying) psikol. Sjellje a dukuri shoqërore kur dikush a disa vetë, përmes forcës ose pushtetit të tyre, frikësojnë, dhunojnë, përndjekin ose ushtrojnë trysni në mënyrë të përsëritur ndaj të tjerëve më të dobët se ata, të cilët nuk dinë a nuk mund të mbrohen, duke u shkaktuar atyre pasoja të rënda psikologjike, fizike etj. Akte bullizmi. Pasojat e bullizmit. Bullizëm psikologjik dhunë psikologjike e dikujt që shkakton stres emocional, ankth, depresion, dëmtim psikologjik etj. te dikush tjetër. Bullizëm fizik dhunë fizike që ushtron dikush ndaj dikujt tjetër për ta dëmtuar atë fizikisht. Bullizëm verbal përdorimi i fyerjeve, i sharjeve, i poshtërimeve etj. ndaj dikujt duke i shkaktuar atij gjendje të keqe emocionale. Bullizëm elektronik shfrytëzimi i rrjeteve sociale në internet duke shpërndarë lajme, foto, mesazhe negative etj. në dëm të dikujt. Bullizëm shkollor sjellje, qëndrime e akte të padrejta ndaj një nxënësi a një grupi nxënësish, që ushtrohen në një mjedis shkollor nga bashkëmoshatarët e tyre ose nga mësuesit. Bullizmi në punë sjellje të rënda në mjedisin e punës nga dikush ndaj një personi tjetër, si fyerje, tallje, diskriminim etj. Bullizëm social sjellje a veprime negative që kanë për qëllim të veçojnë dikë nga rrethi i tij shoqëror a nga shoqëria në përgjithësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë