Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bullgare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BULLGAR

BULLGÁR,~E mb. Që ka të bëjë me Bullgarinë ose me bullgarët, që është karakteristik për Bullgarinë ose për bullgarët, i Bullgarisë ose i bullgarëve; që është krijuar nga bullgarët. Populli bullgar. Misër bullgar lloj misri kokërrbardhë. Gjuha bullgare. Veshje popullore bullgare.

BULLGARE

BULLGÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore vendëse e Bullgarisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Bullgaria. U martua me një bullgare.

BULLGARISTIKË

BULLGARISTÍK/Ë,~A f., gjuh. Fushë dijeje për gjuhën, historinë dhe kulturën bullgare.

BULLGARÇE

BULLGÁRÇ/E,~JA f., gjuh., bised. Gjuha bullgare, bullgarishte. Bisedonin bullgarçe.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.