Fjalori

Rezultate në përkufizime për “bukurezë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUBUREZË

BUBURÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Lampyris nocticula; Coccinella septempunctata) Mollëkuqe.
2. zool. (lat. Luciola lusitanica) Xixëllonjë, bukurezë.
3. fig. Vajzë e vogël, e bukur dhe e shkathët. Buburezë e malit, / Përmbi stan të çobanit. (folk.).

BUKUREZË

BUKURÉZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Luciola lusitanica) Xixëllonjë. Rreze-rreze, bukurezë, / Shiko prapa se u ndeze! (folk.).

VEZULLIMË

VEZULLÍM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lampyris noctiluca) Xixëllonjë. Vezullimat xixëllonin në errësirën e natës.
Sin.: xixëllonjë, bukurezë, çikëlore, xixëllimë, vezullojë, vezullinë, vezullonjë.

XIXËLLONJË

XIXËLLÓNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT zool. (lat. Lampyris noctiluca) Kandërr e vogël, e murrme, me trupshtypur, e cila e ka pjesën e funditbarkutverdhë dhe ndrit si një xixëndizet e shuhet natënfillimverës; shkëndijëz, bukurezë. Në maj dalin xixëllonjat. Kapin xixëllonja.

Sin.: bukure, bukurezë, buburizë, buburezë, shkëndijëz, çikëlore, xixëllimë, vezullonjë, vezullore, vezullimë, gacullinë, cilivile, buburiskë.

E këput xixëllonjën në *mes (dikush) shaka. Qëllonxixëllonjë (dikush) ka shumë nishan; godet atje ku duhet, rrok edhe shenjën më të vogël.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.